• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asambleja Parlamentare e NATO-s, Begaj: Jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive. Kosova realitet i pakthyeshëm

by A R
27/05/2025 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Begaj, ishte i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë dhe stabilitetin në botën demokratike, rëndësinë e besimit, bashkëpunimit dhe vigjilencës mes anëtarëve të NATO-s për ruajtjen e paqes, si edhe nevojën thelbësore të pranisë së SHBA-BE në rajonin e Ballkanit.

Ndërsa foli për rrugëtimin Euroatlantik të vendit, Presidenti Begaj theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj mbrojtjes kolektive me rritjen e investimeve në mbrojtje.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe mbetemi të përkushtuar ndaj ndarjes së përgjegjësive më të mëdha për sigurinë evropiane. Është një domosdoshmëri strategjike të përmirësohen dhe të mbështeten investimet në mbrojtje dhe siguri. Shqipëria ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes. Ne kemi rritur buxhetin tonë të mbrojtjes, po rigjallërojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe po investojmë në infrastrukturën ushtarake dhe korridoret strategjike të transportit për të rritur lëvizshmërinë ushtarake. Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive në përpjekjet kolektive të Aleancës në investimet në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën, përshtatjen strategjike dhe stabilitetin rajonal”, shprehet Begaj.

Veç përmbushje së detyrimeve si pjesë e NATO-s, Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar për të promovuar integrimin Euroatlantik në rajon. Jemi krenarë për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara. Jemi krenarë që jemi një vend anëtar i NATO-s dhe një kandidat për në BE”, tha Presidenti.

Në 30-vjetorin e marrëveshjes së Dayton-it, Presidenti Begaj çmoi firmosjen e këtij dokumenti jo vetëm për Bosnjë dhe Hercegovinën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin, teksa bëri thirrje për dialog, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.

“Duke reflektuar mbi tre dekadat e fundit dhe sfidat me të cilat përballemi sot, ne, shtete të vogla si Shqipëria, jemi më të bindur se kurrë se një prani strategjike e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në rajonin tonë është thelbësore”, deklaroi Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës, apeloi për më shumë angazhim në ruajtjen e paqes, të cilën ai e cilësoi si fillimin e gjithçkaje tjetër që duam për të ndërtuar dinjitet, drejtësi, mundësi.

“Paqja është e paçmuar, por ka nevojë për investime. Paqja ekziston, por ka nevojë për përforcim. Progresi ekziston, por ka nevojë për vizion dhe drejtim. Dayton-i kishte të bënte me përfundimin e një lufte. Kapitulli tjetër duhet të jetë për ndërtimin e diçkaje më të mirë, më të qëndrueshme, më të bashkuar, më të përgatitur për të përballuar të ardhmen”, përfundoi fjalën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë së cilës përcolli një falenderim të veçantë ndaj Kongresmenit Michael Turner, Kreut të delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i cili vendosi Dayton-in për mbajtjen e këtij sesioni pranveror.

Next Post
“Nuk i kemi bërë faj askujt”, Albatros Rexha për raportin Shqipëri-Serbi: Të adresohen padrejtësitë

“Nuk i kemi bërë faj askujt”, Albatros Rexha për raportin Shqipëri-Serbi: Të adresohen padrejtësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In