Nga Kreshnik Spahiu
E pabesueshme…..
Lexoni komentet dhe blogjet shqiptare në këto ditë karantine.
As “lufta botërore” nuk i zbut dhe nuk i ndryshon mentalitetin e shqiptarve.
Sharje, mllef, mallkim, fyerje ndaj çdo kujt dhe me çdo kënd.
Karantina na ka detyruar të navigojmë qindra mijra faqe interneti nga gjithë bota.
Çdo kund silidaritet, dashuri, paqe, ngushëllim dhe bashkpunim
Dy ditë më parë lexova i tronditur statusin e deputetit opozitar Adriatik Alimadhi i cili kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Si mik të vjetër që e kam, nuk lash lajm mbi Adriatikun pa i hedhur një sy në çdo portal apo gazetë.
Lexoja lajmin por dhe komentet poshtë tyre.
Ajo që më la pa fjalë ishte që 50% i uronin të shkuara dhe 50% e mallkinin me vdekje atë dhe gjiithe politikën.
Adriatiku është një burre i ndershëm dhe shumë modest. Është hera e parë në jetë që është në parlament. Ka mbrojtur një kauzë tradicionale si idealist pa asnjë interes.
As nuk ka vjedhur, dhe as nuk është korruptuar në jetë se nuk ka pas asgjë në dorë.
Por e gjitha kjo nuk është fare fare e rëndësishme për shqiptarët që nuk rreshtin duke shkruar: “vdekshin 140 deputetët” a thua sikur ata doganirët, policët, tatimorēt, mjekët, gjyqtarët apo pedagogët janë të ndershëm dhe më pak të korruptuar apo sikur s’kan marr kurrë ryshfete në jetë.
Mallkojnë çdo kënd dhe ndaj çdo kujt.
Madje mallkuan dje edhe 30 mjekët që shkonin në frontin e luftës në Milano.
E gjithē bota solidarizohet, vetëm në Shqipëri dhe Kosovë po coptohen me njëri-tjetrin.
Asnjë opozitë në botë s’kërkon rrëzim qeverie në këtë kohë apokalipsi vetëm në Tiranë dhe Prishtinë kërcënohen qeveritë.
Asnjë opozitë në botë nuk del çdo 24 orë koferenca shtypi duke shfryrë akuza sepse virusin nuk e solli as Merkel, as Macron, as Johnson, as Rama, as Kurti, as Vuçiç.
E gjithë bota po lufton të ik Corona.
Ndërsa gjysma shqiptarisë lufton të iki Edi Rama apo Albin Kurti.
Nga ana tjetër të dy qeveritë shqiptare shtiren sikur jetojnë në planet tjetër dhe sikur toka rrotullohet rreth tyre.
Mallkojnë mijra militant sepse kanë idhujt e tyre që shfrynë vetëm urrejtje.
Inspirohen nga shpellarët që i kanë mbajtur 30 vjet në krye të shtetit.
E çfarë mund të presim dashuri dhe harmoni nga injorantët e facebookut kur ata që mbajnë tituj shkencor Profesor apo Doktor duan të marrin protagonizëm mbi kufoma.
Hebrejtë po bëjnë paqe me muslimanët.
Sirianët kanë ulur armët.
Kina dhe Amerika i kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit.
Rusët po ndihmohjne vendet e Natos.
7 miliard njerëz po ju rreh zemra njësoj dhe e ndjejnë planetin si kështjellën e tyre.
Ndërsa 7 milion shqiptar nuk e ndalin dot inatin, zemërimin, urrejtjen ndaj njëri tjetrit.
Bota le të përmbyset veç hakmarrja e tyre të shkoj deri në fund.
Duke mallkuar njëri-tjetrin i kanë bërë gropën vetes dhe vendit.
Virusi do kaloj, dhe pas saj e gjithë bota do ndryshoj, por kam frikë se Shqipërinë time kur të kthehem do e gjej njësoj.