• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

As Ronaldo dhe as Mayweather! Zbuloni sportistin me koleksionin më të shtrenjtë të makinave

by A R
26/09/2021 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reggie Jackson, nga Pensilvania është, në moshën 75 vjeç, (ish)sportisti me koleksionin më ekskluziv dhe të shtrenjtë të makinave. Legjenda amerikane e bejsbollit zotëron më shumë se 100 makina klasike. Më poshtë, sipas një renditjeje zbritëse, po ju njohim me koleksionet më të kushtueshme të makinave që posedojnë disa figura të njohura nga bota e sportit.


Michael Jordan
Legjenda e Chicago Bulls dhe një nga 2000 njerëzit më të pasur në botë kombinon një shije për klasiken dhe gjithashtu modernen në garazhin e tij, por mbetet në mbyllje të këtij klasifikimi “top 10” të veçantë. Kështu, ne mund të mendojmë për një gjeneratë të fundit ‘Ferrari 599 GTB Fiorano’, por edhe një ikonë ‘Ferrari 512 TR’. Sikur të mos mjaftonte, ka edhe një ‘Bugatti Veyron’, një ‘McLaren SLR 722’, një ‘Bentley Continental GT’ apo një ‘Chevrolet Corvette’ të vitit 1984.

Zlatan Ibrahimovic driving his Ferrari Monza SP2 in Stockholm, Sweden - YouTube

Zlatan Ibrahimovic
Sulmuesi suedez është i apasionuar pas shtëpisë së Ferrarit dhe një nga dhuratat e tij të fundit për ditëlindje e dëshmon këtë. Zlatan pozoi me një ‘Ferrari Monza SP2’ madhështor, të vlerësuar 1.6 milionë euro. Vlera e koleksionit të tij të makinave shkon diku rreth 3.5 milionë euro.

Me and My Motor: Lewis Hamilton, reigning Formula 1 world champion

Lewis Hamilton
Kampioni i botës në Formula 1 zotëron në garazhin e tij një ‘Pagani Zonda’ me vlerë më shumë se 1.7 milionë euro, një ‘Maybach S600’, një ‘Ferrari Aperta’, një ‘Ferrari LaFerrari’, një ‘McLaren P1’ dhe një ‘Shelby 427 Cobra’ të vitit 1966.

David Beckham's Car Collection - You'll want them all! - World Today News

David Beckham
Ish-futbollisti i Manchester United dhe Real Madridit shfaqet herë me një ‘Rolls-Royce Phatom’, një ‘Ghost’ apo ‘Bentley Continental’. Përveç këtyre makinave, ai zotëron disa ‘Ferrari’, një ‘Audi R8’. Beckham ka shije për klasiken, pasi është parë edhe me një ‘Porsche 911’.

Justin Verlander reveals new 2017 Ford GT

Justin Verlander
Ai e ka rrëfyer vazhdimisht pasionin për makinat. Profili i tij në Instagram është një panair automjetesh luksoze. Verlander publikon fotografi të makinave të tij nën perëndimin e diellit të bukur ose në vende idilike, siç ka bërë me një ‘Aston Martin DBS’, një ‘Ferrari 458 Italia’ ose një ‘Ferrari California’.

What cars does LeBron James own?

Lebron Xhejms
Basketbollisti i Lakers ka ditur si t’i fusë në punë paratë e tij, si për investimet e kryera, ashtu edhe për punën e mirë në Hollywood. Në garazhin e tij mund të gjejmë një ‘Porsche 911 Turbo S’, një ‘Ferrari F430 Spyder’ ose një ‘Maybach 57S’. Sigurisht, më i habitshmi është ‘Lamborghini Aventador’ i personalizuar.

15 Stunning Pics Of John Cena's Car Collection

John Cena
Ylli amerikan i mundjes ka një përkushtim ndaj makinave klasike dhe mban më shumë se 25 të tilla në rezidencën e Floridas. Vlera e tyre shkon më shumë se 5 milionë euro. Ai ka një ‘Corvette ZR1’, ‘1970 Plymouth Superbird’ apo një ‘71 Ford Grand Torino’.

Samuel Eto'o's Luxury Car Collection. - YouTube

Samuel Eto’o
Ka qenë një kohë kur Samuel Eto’o ishte futbollisti më i paguar në botë, falë bujarisë së Anzhit në Rusi. Kjo është arsyeja pse kamerunasi nuk kishte asnjë shqetësim për të blerë 1.5 milionë euro makinë, një ‘Aston Martin One-77’, një ‘1.2 Porsche Gambella Mirage’ ose një ‘Bugatti Veyron’. Përveç kësaj, ai zotëron një ‘Maybach Xenatec’, një ‘Aston Martin V12 Zagato’, një ‘Hummer H2’ dhe një ‘Ferrari 599 Fiorano’.

Jenson Button in McLaren P1 (2013) supercar fly-by | CAR Magazine

Jenson Button
Ish-piloti i Formula 1 tregon në shumë raste disa nga makinat që zbukurojnë garazhin e tij. Midis tyre, një ‘Bugatti Veyron’, një ‘Ferrari Enzo’ dhe një ‘McLaren P1’, makinë me vlerë më shumë se një milion euro. Për më tepër, ai ka automjete më klasike si ‘Honda S600’, ‘Ford Anglia ’64’ ose ‘Campervan 56’.

cr7 car collection cheap online

Cristiano Ronaldo
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është një nga sportistët më të paguar në botë dhe shpenzon një pjesë të mirë të parave të tij për automjete vërtet luksoze. Në garazhin e tij ka, ndër të tjera, një ‘Bugatti Centodieci’. Portugezi është një nga dhjetë blerësit e vetëm të kësaj makine për një çmim afër 10 milionë euro. Përveç kësaj, zotëron një ‘Bugatti Chiron’, një ‘Bugatti Veyron’, një ‘Lamborghini Aventador’, një ‘Rolls-Royce Cullinan’, një ‘Camaro’, një ‘Ferrari F12’ apo një ‘McLaren Senna’. Vlera e parashikuar i tejkalon 19 milionë eurot.

Floyd Mayweathers car's - Estimated at almost 10 million | Life Beyond Sport

Floyd Mayweather
Boksieri tregon praktikisht çdo ditë koleksionin e gjerë të makinave, që pushojnë në garazhin e tij. Disa ‘Rolls Royce’, ‘Maybach’, ‘Ferrari’, tre ‘Bugatti Veyrons’, një ‘Pagani Huayra’, ‘Porsche’, ‘Aston Martin’, shumë ‘Mercedes’, ‘Bentley’, ‘Lamborghini’… Markat më të mira janë në duart e tij, madje thuhet se blen edhe të njëjtën makinë në ngjyra të ndryshme. Në fakt, ai ka një koleksion të veturave të bardha në Miami dhe një tjetër të makinave të zeza në Las Vegas. Në foto, ai shfaqet pranë një ‘Koenigsegg Trevita’, model për të cilin pagoi 4 milionë euro dhe prej të cilit ekziston vetëm një makinë tjetër në botë. Sidoqoftë, boksieri vendosi ta shiste atë menjëherë në ankand. Sipas “The Sun”, koleksioni i tij i makinave mund të ketë një çmim më të lartë se 23 milionë euro.

Reggie Jackson is auctioning off part of his car collection | wusa9.com

Reggie Jackson
Njeriu nga Pensilvania është, në moshën 75 vjeç, sportisti me koleksionin më ekskluziv të makinave. Legjenda amerikane e bejsbollit zotëron më shumë se 100 makina klasike.

/a.r

Next Post
“Autori më qëlloi me automatik, e njoh, është vendali”, flet 47-vjeçari që u plagos në Theth

"Autori më qëlloi me automatik, e njoh, është vendali", flet 47-vjeçari që u plagos në Theth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In