• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dikur nuk e imagjinonin, por tani deputetët britanikë mund të paraqiten pa kravatë në Kuvend

by Java News
29/06/2017 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Parlamentin britanik ka ndodhur një revolucion i vogël që filloi të enjten, ku deputetët nuk kanë më si detyrim të mbajnë kravatë gjatë seancave.

Sigurisht, që asnjë rregullore e mëparshme nuk impononte zyrtarisht mbajtjen e kravatës, por zakoni kërkonte që deputetët të mbanin patjetër këtë aksesor, ashtu sikurse e kërkon edhe rregullorja e sjelljes dhe e mirësjelljes e Dhomës së Komuneve.

“Nuk ekziston një kod veshjeje i përcaktuar në detaj. Zakoni kërkon që meshkujt të mbajnë xhaketë dhe kravatë, një nivel i ngjashëm formaliteti duhet mbajtur edhe nga femrat”, shpjegon rregullorja në fjalë, raporton AFP.

I takon “Speaker”-it, ekuivalenti i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, mbarvajtja e politikës së modës dhe të përcaktojë sipas rastit rregulla të reja veshjeje.

Ky mini revolucion ndodhi të enjten, pas një shkëndije të ndezur një ditë më parë nga deputeti i Partisë Liberaldemokrate (qendër), Tom Brake, që kishte ardhur pa kravatë.

“Nuk jam një person që diskuton për modën por vura re dje se një i zgjedhur pa kravatë u lejua t’i bënte pyetje Dhomës”, theksoi të enjten deputeti konservator, Peter Bone.

“Mos kanë ndryshuar gjë rregullat?”, pyeti ai “Speaker”-in e Parlamentit, John Bercow.

“Më duket se duke u nisur nga fakti që një deputet paraqitet në Dhomë me atë që ne mund të konsiderojmë një veshje e qytetëruar, çështja për të ditur nëse mban apo jo një kravatë nuk është më thelbësore”, u përgjigj Bercow.

“A mund t’i tërheq vëmendjen një deputeti thjesht sepse nuk mban kravatë? Jo”, tha ai.

“A e konsideroj unë të rëndësishme që një deputet të mbajë një kravatë? Jo”, insistoi Kryetari i Parlamentit, që këtë vit hoqi gjithashtu detyrimin e parukes për zyrtarët e Parlamentit.

Ky kod i ri i veshjes prek gjithashtu edhe gazetarët politikë, ku disave prej tyre u është refuzuar hyrja në galerinë e medias në Parlament sepse ishin paraqitur pa kravatë.

Por kjo risi ka bërë shumë jehonë edhe ne median britanike duke e pritur me reagime të ndryshme.

“Cila është faza tjetër? Deputetë me shapka dhe pantallona të shkurtra?”, shkruan i irrituar në profilin e tij “Twitter” Christopher Hope, gazetar i të përditshmes konservatore “The Telegraph”.

Nga ana tjetër, Matt Dathan, i tabloidit “The Sun”, përshëndeti një Parlament që “më në fund del nga shekulli i XIX”.

a.ç

 

 

Next Post
Si sot, më 29 Qershor, lindi Shuman, Sant Exupery dhe Vasko Popa

Si sot, më 29 Qershor, lindi Shuman, Sant Exupery dhe Vasko Popa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In