Një pemë gjigante, e njohur për tunelin e krijuar përmes saj, është rrëzuar nga stuhitë që përshinë Kaliforninë këtë fundjavë.
Pema historike “Kabina e Pionierit”, e cila u bë e kalueshme për turistët në vitet 1800, u rrëzuar këtë të diel nga kushtet atmosferike.Ndërsa vitet kalonin u bë e mundur që përmes tunelit të saj mund të kalonin edhe automjetet.