• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

As grekët nuk janë sjellë kështu në Shqipëri/ Bushati: Vjosa Osmani, me axhendë anti-Rama në Tiranë

by Ardit Rada
18/12/2020 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andi Bushati ka folur në emisionin Top Talk për vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë.

Ai tha se ishte i dëshpëruar për këtë vizitë të Vjosës, sepse është një nga vizitat më të tensionuara që një shef shteti ka bërë në Shqipëri dhe se ka ardhur në Tiranë vetëm për ti thënë Edi Ramës se ai është miku i Vuçiçit dhe tradhtar, dhe se ka kundërshtuar gjithçka ku mendon se ka qenë aksioni diplomatik i Edi Ramës në këto 7 vite.

“Isha i dëshpëruar në kuptimin se kisha kaluar në një krahasim absurd, që është një nga vizitat e tensionuara që një shef shteti ka bërë në Shqipëri. 

 

Unë jam dakord me ato që thotë Vjosa Osmani për genocidin Serb, për Mini Schengen, për copëtimin e Kosovës, por çështja është një president i një shteti shqiptar a mund të vijë në Shqipëri dhe të plasi një seri me bomba kaq publikisht dhe kaq ashpër për të goditur një njeri dhe një shumicë politike.

Po ta vendosësh edhe Albin Kurtin që ka qenë më i ashpëri, edhe Ramush Haradinaj që ka qenë prapë i ashpër me Edi Ramën, nuk kanë bërë një vizitë me një paketë të plotë kundër një njeriu.

Vjosa Osmani ka zbarkuar në Tiranë vetëm për ti thënë Edi Ramës që ti je miku i Vuçiçit dhe tradhtar, dhe ka kundërshtuar gjithçka ka qenë aksioni diplomatik i Edi Ramës në këto 7 vite. 

Ky nuk është mendimi i Vjosa Osmanit, sepse për Mini Schengen, për ndarjen e Kosovës, ke së bashku në Kosovë kundër qëndrimit që mban Rama me Vuçiçin, ke Isa Mustafën, ke Albin Kurtin, ke Vjosa Osmanin dhe Ramush Haradinaj. 

Brukseli nuk ka pasur të njëjtin qëndrim si Amerika dhe unë në shkrimin që ju cituat e thoja dhe këtë.

Pse them unë që Vjosa Osmani ka zbarkuar në Tiranë gati me një axhendë anti-Rama, se ja kërkon Qeverisë shqiptare Mini Schengen, ndërkohë që ka kryeministrin e saj që ka shkuar dhe ka firmosur në Washington, pra a mund t’ia kërkosh Tiranës një gjë që e ka nënshkruar Prishtina?! 

Problemi është se edhe për mua është një protagonizëm i tepruar.

Ne këtu na kanë ardhur disa presidentë grekë dhe e dimë se ç’probleme kanë midis tyre Tirana dhe Athina, por mund të kenë thënë edhe shumë pas dyerve të mbyllura, por të thëna publikisht me kaq forcë, jo.

Kurrë një delegacion i shtetit nuk ka plasur kaq shumë probleme në tavolinë”, tha Andi Bushati./a.p

Next Post
Çuçi: Dua të mbahem mend si ministër i Brendshëm jo si i Policisë dhe Rendit

Çuçi: Dua të mbahem mend si ministër i Brendshëm jo si i Policisë dhe Rendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In