• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aruba, një babale karaibiane postzgjedhore?

by Ylli Pata
26/09/2025 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nello Trocchia është një gazetar i njohur në Itali, që ka mbuluar për vite problemet e krimit të organizuar. Këto ditë ai ka publikuar një libër të bujshëm, me titull “Të pathyeshmit”; Mafia Shqiptare nga Roma në pushtimin e botës”.

Kopertina e Librit të Trocchia-s që është e zezë mbështetet një shqiponjë e kuqe, duke dhënë një version të përmbysur të ngjyrave shqiptare. Rcensionet e librit të gazetarit që shkruan kryesisht për Il Fatto Quotidiano, një organ i “Lëvizjes Pesë Yje” janë publikuar në faqet kulturore të disa të përditshmeve të njohura.

Karremi për ta bërë librin interesant sipas gazetave është një fabul e shkurtër por jo e shpjeguar. Sipas të cilës, libri flet për një takim në Aruba mes krerëve të mafias shqiptaret dhe përfaqësuesve të qeverisë së Edi Ramës.

Trocchia nuk flet me emra se kush ishte nga qeveria shqiptare, por në libër, apo përkatësisht në recensionet mediatike flitet për palën tjetër. Pra për baronët e krimit. Në fakt nuk flitet shumë përmendet vetëm një mbiemër. Shehu.

Një mbiemër që qartësisht ka të bëjë me një personazh të viteve 90 në qytetin e Vlorës, i cili jeton në SHBA prej vitesh, por që ka prona në qytetin bregdetar. Një personazh që ka qenë ndër sampistët e pushtetit të Sali Berishës, pasi ishte me PD-në por që iku në 1997 sepse u përplas me Zani Çaushin. Emri i tij, u risoll dy vjet më parë, por pa një fabul të qartë të investimeve të fuqishme që ishin kryer në pronat e tij në Vlorë.

Për të cilin thuhet se ka investime në Miami Florida, pore dhe në Toscana e më gjerë, dhe është një personazh i lidhur me narkotrafikun.

Ndërkaq, përveç një karuseli në mediat pranë Berishës, ishte vetë doktori që e rriti dozën dhe tha që në Aruba nuk kanë shkuar njerëz të Edi Ramës, por vetë Kryeministri.

Akuzë e rëndë, e thënë nga një zyrtar i lartë, madje shumë e rëndë. Pasi sipas Berishës, Edi Rama ka marrë çarterin qeveritar dhe ka shkuar në një takim me një grup lacash që janë trafikantë të kokainës.

Thënë kështu, duket e rëndë, por më e rëndë është lehtësia me të cilën trajtohet ky argument. Pasi së paku, nëse realisht do të kishte indicje të rënda ato ose do të publikoheshin, ose do të shkonin në prokurori. Pasi nuk bëhet fjalë për një gjë të vogël. Aruba është një ishull afër Venezuelës, territor i Holandës, që njihet edhe si një zonë offshore e tregtisë me Amerikën.

Por këto ditë është bërë e famshme, sepse atje është vendosur një kontigjent i madh i DEA-s dhe trupave ushtarake të SHBA për të ndaluar tregëtinë e drogës dhe armëve të regjimit të Maduros në Venezuelë.

Por përtej të gjitha këtyre, kemi të bëjmë me një akuzë të rëndë, qoftë nëse ka qenë Rama qoftë nëse kanë qenë njerëzit e tij. Opozita dhe mediat e saj kanë të gjitha mundësitë për të marrë konfirmimet zyrtare në burimet që i thirret Nello Troccia, i cili përgjithësisht mafian shqiptare e njeh me kolegë “proxy”. Por kjo s’ka rëndësi. Pasi e rëndësishme është, se nëse flitet për një ngjarjen që hdhet në treg, ajo kërkon një sqarim të thellë.

Pasi në kopertinën e librit, Trocchia thekson se Shqipëria është një narkoshtet, kur vetëm një organizatë italiane, Ndragheta, sipas të dhënave të vetë gazetarit të fjalë, e ka xhiron vjetore nga trafiku i kokainës, 5 herë më shumë se Facebook. Po Italia në këtë rast si mund të quhet?

Gjithsesi bëhet fjalë për një çështje të fortë: e cila kërkon një ndjekje, qoftë nga mediat, por meqë e nisi opozita ta vazhdojë. Të ngrejë një komision hetimor, të thërrasë personat e thirrur në libër, të gjithë dhe më pas, të çojë materialin në SPAK.

Megjithatë, ka shumë gjasa që e gjitha kjo të jetë thjeshtë një narracion shtatori, të cilin kemi 13 vjet që e shikojmë. Që nga Xhensila Maloku, Babale 1 dhe 2 apo edhe telenovela e Bild, që siç u pa ishte një skemë e qartë sponsorizimi.

Narracione vjeshtore për tu përdorur si një telenovelë deri në vitin e ri, për të justifikuar humbjet elektorale. Në fakt kemi të bëjmë me një keqpërdorim të thellë talenti, ngaqë i gjithë ky material tregon një gjenialitet, që mund të prodhonte kryeveprat letrare të Simenon apo Dostojeskit. Dhe siç e ka deklaruar edhe vetë, fansi më i madh i tyre doktori, sa i ka hyrë me thellësi, mund të prodhonte për 35 vjet histori të tilla “noir” sa mund të ishte botuar një kolanë e plotë e letërsisë policeske.

Veçse ka një asterisk në gjithë këtë narracion: vendimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Shpalljen Non Grata. I cili nuk flet fare për politike, por thjesht për lidhje me botën e narkotrafikut. Një oqean tjetër i denjë për kryevepra të letërsisë. Por që nuk mund të botohen, së paku jo në këtë jetë…

Next Post
Hamasi akuzon Netanyahun për ‘gënjeshtra të hapura’ në fjalimin e tij në OKB

Hamasi akuzon Netanyahun për 'gënjeshtra të hapura' në fjalimin e tij në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In