• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artisti Helidon Haliti triumfon në bienalen e Hong Kongut, merr çmimin “Mjeshtër i Madh”

by Java News
14/10/2016 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I njohur për magjinë e tij në teknikën e akuarelit, artisti me famë ndërkombëtare, Helidon Haliti, ka rrëmbyer trofeun e tij të radhës në Hong Kong. Piktori Haliti ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ku u nderuar me titullin “Mjeshtër i madh”.  Ky çmim ndërkombëtar për piktorin që përfaqëson Shqipërinë, erdhi pas vendimit të jurisë ku vlerësoi Helidon Halitin ndër 300 artistë të tjerë ndërkombëtarë nga rreth 60 shtete.master-award-1

Gjatë ceremonisë së ndarjes të çmimeve, kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve (International Watercolor Society), Atanur Dogan, vlerësoi artistin shqiptar dhe punën që ai po bën për të organizuar edhe në Shqipëri bienale të mëdha të kësaj teknike që shërbejnë si pikë takimi të kulturave të vendeve të ndryshme të botës.ne-performance-1

“Mendoj se të gjithë e njohin Helidonin. Ai është një nga mjeshtrat e mëdhenj të akuarelit. Është një njeri shumë i mirë dhe një organizator i mirë gjithashtu. Ky artist ka organizuar edhe 2 evente shumë të mrekullueshme në Shqipëri dhe një do të organizohet së shpejti në mars”, deklaroi Dogan. Ai ftoi të gjithë të pranishmit që të mos e humbasin pjesëmarrjen e tyre në Bienalen Ndërkombëtare të Tiranës që do të zhvillohet në muajin mars të vitit të ardhshëm.ne-performance-4

Ndërsa aristi Haliti shfrytëzoi rastin për të ftuar të gjithë artistët në bienalen e akuarelit që zhvillohet në Shqipëri, në muajin mars të vitit të ardhshëm. “Të gjithë duhet të vijnë në Shqipëri. Dua t’ju falenderoj të gjithëve dhe e vlerësoj shumë këtë event. Unë i njoh pothuajse të gjithë përmes Facebook, por tani kemi shansin që të jemi të gjithë këtu. Akuareli i bashkon njerëzit. Faleminderit z. Dogan dhe të gjithëve ju për çmimin”, u shpreh Haliti pas marrjes së çmimit.ne-performance-5

Më 12 mars 2017, Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelistëve për Shqipërinë (IWS Albania) do të organizojë bienalen e dytë ndërkombëtare të akuarelit në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë mbi 400 artistë nga e gjithë bota.  Bienalja e parë e mbajtur në vitin 2015, solli në Shqipëri 200 artistë nga 50 shtete të botës. Këtë vit, organizatorët premtojnë një prurje më cilësore dhe një bienale edhe më të madhe. /a.k
shqiperia-ne-bienale-2shqiperia-ne-bienale-3

Next Post
Foshnja pa jetë, nëna piu një grusht ilaçe për ta abortuar në muajin e tetë

Foshnja pa jetë, nëna piu një grusht ilaçe për ta abortuar në muajin e tetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In