Artistët janë mbledhur në këtë ditë me shi përballë godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë për të protestuar kundër shkatërrimit të ndërtesës.
Kërkesa e tyre është e thjeshtë, qeveria të tërhiqet nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar dhe të gjendet një zgjidhje për të ruajtur godinën që sipas tyre është një monument kulture.
Protestën e artistëve e ka publikuar Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, e cila duke nxjerrë në profilin zyrtar të saj videon LIVE, shkruan se është pro artistëve dhe kundër vendimit të qeverisë për shkatërrimin e Teatrit.