• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artistët nisin mbledhjen e firmave për shpalljen e Teatrit monument kulture

by Java News
30/04/2018 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artistët vijojë me qëndrimin e tyre kundër shembjes së godinës se Teatrit Kombëtar. Gjatë ditës së sotme artistët të mbështetur edhe nga qytetarët shumtë kanë nisur mbledhjen e firmave kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa i kanë dërguar edhe një letër ministres së Kulturë, Mirela Kumbaro.

Më poshtë kërkesa e tyre dhe letra e plotë 

Pas 16 vjetesh, sot, ora 19, ne sheshin e Teatrit, rifillojme mbledhjen e firmave per shpalljen e TK dhe TKE “kompleks monument kulture”.

Tiranë, 30 prill 2018

Drejtuar: znj. Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës

Për dijeni: znj. Arta Dollani
Drejtore e IMK

Lënda: Propozim për shpallje monument kulture të kompleksit që përfshin Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Baza ligjore: Neni 31 i Ligjit nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” (I ndryshuar)

E nderuar znj. Ministre!
Ne, artistët dhe shikuesit, në cilësinë e përdoruesit të objektit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, me nismën e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE) dhe Lëvizjes “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ju drejtohemi me këtë propozim për shpalljen e këtij kompleksi “Monument Kulture” i Kategorisë II, nisur nga sa vijon:
Kompleksi, i porositur nga Qeveria Shqiptare, filloi të ndërtohet në vitin 1938, sipas projektit të arkitektit italian Giulio Berte’. Ai u konceptua si kompleks rekreativ, në përbërje të të cilit ishte Kino-Teatri “Savoia” (me 800 vende), nën emrin Rrethi Italo-Shqiptar “Skënderbeg”. Megjithëse u ndërtua në periudhën e racionalizmit, gjë që reflektohet në të gjitha interieret origjinale, kompleksi ishte një vepër “monumentale, madje tepër monumentale” sipas gazetarit të shquar italian Indro Montanelli (Albania uno e mille, Torino, 1939), me një arkitekturë të stilit post-futurist, “diçka midis (pikturave të) De Chirico dhe (projekteve të) Sant’Elia”, sipas studiuesve të sotëm italianë (Arkitektura moderne italiane për qytetet e Shqipërisë, Tiranë 2012). Edhe sot e kësaj dite, ky kompleks është i vetmi ndërtim me elementë të arkitekturës futuriste në Shqipëri!
Ndërtimi u bazua mbi një skelet hekurbetoni, ndërsa muret u realizuan me dy shtresa panelesh të parafabrikuara, të quajtura “populit” ose “patercemento”, me përbërje fibrash druri plepi dhe çimentoje. Kjo ishte një teknikë eksperimentale për kohën, që sot ka gjetur përdorim të gjerë në ndërtime të tilla, për shkak se këto panele kanë aftësi të shkëlqyera izolimi termik dhe akustik dhe janë të padjegshme. Shembulli më i fundit është Kino-Teatri David në Verona (https://www.cinemateatrodavid.it/), i ndërtuar me të njëjtën teknikë, në vitin 2017. Edhe në këtë pikëpamje, kompleksi është unikal, pasi është e para ndërtesë e ndërtuar me panele të parafabrikuara në Shqipëri.
Gjatë viteve të pushtimit italian, në Kino-Teatrin “Savoia”, përveç filmave u shfaqën pjesë teatrore dhe, për herë të parë në Shqipëri, opera e koncerte të muzikës klasike, por edhe koncerte të muzikës folklorike shqiptare. Pas pushtimit gjerman, Kino-Teatri u riemërtua “Kosova”.
Më 1 mars deri më 13 prill 1945, këtu u zhvillua i pari gjyq special i diktaturës komuniste, që dënoi me vdekje 17 qytetarë shqiptarë, me burgim të përjetshëm 8 të tjerë dhe me burgime të ndryshme 35 të tjerë. Kjo ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për kujtesën historike të kombit shqiptar është arsyeja e tretë pse ky objekt duhet të shpallet monument kulture.
Pas gjyqit, aty u vendos Grupi Central Theatral, bërthama e atij që më vonë do të bëhej Teatri Popullor (1947-1989), sot Teatri Kombëtar (1989 e në vazhdim). Më 30 maj 1945, Grupi Central Theatral dha premierën e parë, “Topazi”, e cila shënoi lindjen e të parit teatër profesionist në Shqipëri. Prej 73 vjetësh, kompleksi është selia e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, institucioni artistik më i rëndësishëm i vendit, që ka pasur gjatë këtyre viteve më shumë shikues se sa popullsia aktuale e vendit dhe që ka nxjerrë një plejadë të shkëlqyer regjisorësh, autorësh, skenografësh e aktorësh, të cilët i dhanë tonin edhe kinematografisë shqiptare, e cila nisi prodhimin e saj artistik në vitin 1953, me filmin “Skënderbeu”. Nëse, me të drejtë, kemi shpallur monument kulture një banesë, ku ka jetuar për rreth një vit e gjysmë familja e Nënë Terezës, a nuk e meriton të shpallet monument kulture “shtëpia” ku kanë kaluar gjithë jetën e tyre Mihal Luarasi, Kujtim Spahivogli, Pirro Mani, Pandi Stillu, Sokrat Mio, Rrok Dabërdaku, Hysen Devolli, Agim Zajmi, Shaban Hysa, Fadil Paçrami, Ruzhdi Pulaha, Besim Levonja, Xhemal Broja, Mihal Popi, Loro Kovaçi, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Agim Qirjaqi, Robert Ndrenika, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Behije Çela, Ilia Shyti, Prokop Mima, Ndrekë Luca, Mimika Luca, Fatos Haxhiraj, Pavlina Mani, Antoneta Papapavli, Liza Vorfi, Yllka Mujo e Ndriçim Xhepa, me një fjalë pjesa më e madhe e konstelacionit të teatrit dhe kinematografisë shqiptare?
Përveç Teatrit Kombëtar, këtu kanë lindur të gjitha institucionet kombëtar të artit skenik dhe edukimit artistik: Baleti i Vogël (1947) dhe Filarmonia e Shtetit (1952) sot Teatri i Operas dhe Baletit, Cirku Kombëtar (1952, i vetmi cirk në Ballkan), Estrada e Shtetit (1952) sot Teatri i Metropolit, Shkolla e Lartë e Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (1959), sot Universiteti i Arteve dhe Teatri Kombëtar i Komedisë (2011) sot Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vështirë se mund të gjendet në botë një ndërtesë ku kanë lindur gjashtë institucione artistike!
Në vitin 2002, ka pasur një peticion të artistëve, për shpalljen e Teatrit Kombëtar monument kulture, të mbështetur nga peticione të studentëve të UB Kamëz dhe Fakultetit të Shkencave Sociale të UT, si edhe një tjetër nga 65 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve atëherë deklaroi se akti i shpalljes monument kulture nuk ishte i nevojshëm, pasi objekti mbrohej nga VKM nr. 180, datë 13.4.2000 “Për shpalljen Ansambël Monument Kulture të Aksit Kryesor dhe Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës”.
Për sa më lart, ne propozojmë shpalljen e kompleksit, që përfshin Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Monument Kulture i Kategorisë II dhe zonës së mbrojtur 50 (pesëdhjetë) metra nga perimetri i tij.

a.ç

 

 

Next Post
Duterte ndryshon mendje: Kim Jong un është bërë idhulli im

Duterte ndryshon mendje: Kim Jong un është bërë idhulli im

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In