• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artistë të famshëm botërorë të hënën në koncertin e Filarmonisë së Kosovës

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filarmonia e Kosovës tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të nisur me sezonin e ri.

Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media të organizuar nga Filarmonia e Kosovës, rreth koncertit i cili do të mbahet ditën e hënë, që shënon hapjen e sezonit të ri.

Organizatori i Filarmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj tha se programi do të jetë mjaft atraktiv, duke shtuar se përbërja e solistëve është ndryshe nga vitet e kaluara.

Solistët, të cilët do të përformojnë sipas Selimajt janë të suksesshëm në skenën evropiane të muzikës e edhe më gjerë.

“Në koncert do të interpretohet koncerti për violinë dhe orkestër i kompozitorit Strauss, për të cilin jemi shumë të lumtur.

Jemi të entuziazmuar për arsye se atë do ta interpretojë një violinist jashtëzakonisht shumë i suksesshëm Robert Schumann, që është edhe mjeshtër i orkestrës Filharmonike të Luganos.

Ndërsa në program do të kemi edhe dy vepra të tjera për piano edhe trumbetë i kompozitorit Shostakovich, në të cilën në rolin e solistëve do të prezantohen Olga Zado, pianiste ukrainase e cila jeton edhe vepron në Gjermani dhe trumbetisti Nikolai Stranatkovski, i cili po ashtu vjen për herë të parë në Prishtinë edhe është trumbetisti më premtues të gjeneratës së re.

Ajka e koncertit të se hënës do të jetë simfonia e Schuman-it që nga Filharmonia e Kosovës vjen e interpretuar për herë të parë”, tha Selimaj, transmeton KP.

Dirigjenti i Filarmonisë ,Boian Videnoff, tha se kjo është hera e dyte që e orienton koncertin e Filarmonisë.

Ai tha se këtë vit orkestra është më e mirë se vitin e kaluar, duke shtuar se solistët e rinj janë parë shumë entuziastë në këtë drejtim.

“Orkestra edhe pse është e re ka pasur një zhvillim prej vitit të kaluar në këtë vit, sidomos për faktin se ata janë të rinj, janë entuziastë dhe kanë shumë potencial.

Në këtë ndihmon edhe fakti i involvimit të solistëve mysafirë të cilët vijnë në këto kohë me u koncertu me Filarmoninë e Kosovës dhe se potenciali që kjo orkestër ka është se mund të jetë një orkestër e mirë jo vetëm në rajon por edhe më gjerë duke qenë një shembull se si një shtet i ri mund të prodhojë dhe të ketë një orkestër të suksesshëm”, tha Videnoff, citohet Koha. (b.an)

Next Post
(FOTOLAJM) Bëri tattoo Berishën e Marina Vjollcën, taksisti i “zëvendëson” me Trump

(FOTOLAJM) Bëri tattoo Berishën e Marina Vjollcën, taksisti i “zëvendëson” me Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In