• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artikulli që BBC i kushton Shqipërisë: Vendi i panjohur nga Europa që ka strehuar refugjatët

by Java News
16/09/2016 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BBC i ka kushtuar një artikull të gjatë mikpritjes së shqiptarëve, duke e lidhur me faktin se refugjatëve Europa po u kthen shpinën. Ndërsa, diku në Europë, një vend i vogël në Ballkan ka pritur refugjatët që ishin në luftë. Në këtë reportazh tregohen për shqiptarët e Kosovës dhe pritja që u është bërë atyre në Shqipëri në kohën e luftës. Në artikull theksohet se shqiptarët kanë marrë edhe para borxh, për të mos u kthyer shpinën atyre që kishin nevojë. Ndërkohë Europa sot po u mbyll kufijtë atyre që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu tregohet për pritjen që shqiptarët u kanë bërë hebrenjve, por edhe për strehimin e muxhahedinëve

Artikulli i BBC
Nё njё kohё kur refugjatёve po u kthehet shpina nga e gjitha bota, duket se ka shumё pёr tё mёsuar pёr dёshirёn pёr mikpritje tё Shqipёrisё.

Atje kishte kampe refugjatёsh nё tё gjithё vendin pёr tё pritur shqiptarёt e Kosovёs. Familjet shqiptare mund tё shkonin nё njё kamp tё gjenin njё familje tjetёr edhe t’i merrnin nё shtёpi. Kёto nuk ishin tё afёrm apo miq, ato ishin tё huaj, por shqiptarёt mundi t’i merrnin ata nё shtёpi, t’i ushqenin, t’i vishnin, t’i trajtonin si tё ishin pjesё e families.

Duke pirё njё makiato nё njё kafe tё vogёl pleqsh nё Berat, qyteti i famshёm shqiptar i njё mbi njё dritareve, dёgjova Nevila Mukёn tё mё pёrmendte efektet e luftёs sё Kosovёs nё vendin e saj tё lindjes. Nё mёnyrё qё t’i shpёtonin vdekjes dhe shkatёrrimit tё sjellё nga ushtritё serbe nё vitin 1999, mё shumё se 500,000 refugjatё u larguan nga Kosova pёr rreth dy vite pёr tё kёrkuar strehim nё Shqipёri. Shumё shpejt kuptova qё Muka (Nevila) jo vetёm e kishte parё sё largu eksodin, por edhe e kishte përjetuar.

DJAWR9 Three Kosovar girls escaping from Kosovo into Albania near Kukes.

“Nё fakt gjyshja ime u pёrkujdes pёr njё familje. Isha e vogël dhe mbaj mend se sa shume luaja me fёmijёt e tyre. Mbaj mend qё ata gatuanin shumё mirё, madje bёnin bukёn mё tё mirё që kam provuar ndonjёherё “, tregon Nevila.

“A e kishit të vështirë”, pyet gazetari i BBC.

“Nё fakt pёr ne nuk ishte shumё e vёshtirё. Por pёr shumё familje tё tjera ishte njё siklet i madh, shumё prej tyre nuk kishin para mjaftueshёm pёr tё strehuar shqiptarёt e Kosovёs. Shumё prej tyre hynё nё borxhe pёr kёtё fakt, pasi ata nuk do tё lejonin kurrsesi qё asnjё shqiptar i Kosovёs tё kthehej pas.

Kur e pyeta atё se pёrse, ajo ngriti supet dhe u pёrgjigj: “Ёshtё mёnyra e shqiptarёve. Është besa”

Kisha dёgjuar pёr fjalёn besё mё parё dhe e dija se ishte diçka e ngjashme me besimet, besim dhe fat, por nuk e kisha dёgjuar kёtё kontekst mё parё. Muka mё shpjegoi qё ёshtё si njё kod nderi pёr shqiptarёt, qё ka ndikim tё fortё nё mikpritjen e tyre bujare. Nёse dikush vjen tek ti pёr ndihmё, ti i jep njё vend pёr tё qёndruar. Ёshtё e thjeshtё.

D65TRF In the Mangalemi district of Berat with its ottoman period houses, central Albania.

Pas diskutimit tonё , isha i mahnitur nga koncepti i besёs dhe doja tё mёsoja mё shumё, kёshtu qё kontaktova Orgest Beqirin, njё student shqiptar i apasionuar pas historisё, tё cilin e kisha njohur gjatё qёndrimit tim nё Shqipёri. E dija qё nёse dikush do tё dinte mё shumё pёr besёn do tё ishte ai.

Kur ne u takuam, ai mё tha qe tradita kishte kaluar pёrmes qindra shekujve si pjesё e Kanunit tё Lekё Dukagjinit, vendosёsi i ligjeve zakonore tё krijuar nё shekullin e 15-tё pёr tё qeverisur fiset e veriut tё Shqipёrisё. Megjithёse Kanuni ёshtё konsideruar shpesh si burimi origjinal i besёs, shumё argumente thonё qё tradita e besёs ёshtё edhe mё e vjetёr se Kanuni.

“Ёshtё njё shprehje e vjetёr e shkruar nё kanun. Shtëpia para se me qenё e shqiptarit, është e Zotit dhe e mikut. Ёshtё njё traditё e fortё dhe ne kohёt e lashta, nëse ti ishe njё udhёtar apo njё person nё kёrkim tё njё strehe, ti mund tё trokisje nё tё parёn derё qё tё dilte para dhe tё pyesje tё parin e shtёpisё, ‘a don miq’? Dhe i pari i shtёpisё do t’u merrte brenda. Kanuni thotё qё i pari i shtёpisё duhet tё ketё gjithmonё gati njё krevat në çdo kohё tё ditёs apo natёs, nё rast se miqtё vijnё nё mёnyrё tё papritur”, tregon ai.

“Pra ishte njё detyrё atёherё? Edhe nёse nuk dëshiroje tё prisje dikё, ti ishe i detyruar nga besa pёr ta bёrё”, pyet gazetari.

“Jo pikёrisht. Shumica e shqiptarёve pёlqejnë vёrtet t’i mikpresin miqtё. Ёshtё njё çёshtje krenarie pёr ta. Nё fakt ёshtё njё histori e vjetёr rreth njё qyteti nё veri tё Shqipёrisё. Njerëzit u rebeluan kur morёn vesh qё njё hotel do tё ndёrtohej aty. Tё gjithё njerёzit shkuan nё Bashkinё e qytetit pёr tu ankuar, duke thёnё qё njerёzit qё kanё nevojё pёr njё vend pёr tё qёndruar thjesht tё vinin dhe tё trokisnin nё dyert e tyre”, rrëfen Orgesti.

F1CC7M Kol Gjoni guesthouse, Grykat e Harpura, Valbona Valley National Park, Accursed Mountains, Albania, Balkans, Europe

Edhe pse disa nga aspektet e besёs kanë humbur me kalimin e viteve, ky sens i detyrёs dhe mikpritjes gjendet edhe sot nё popullin shqiptar. Edhe pёrse lufta e Kosovёs ishte kriza mё e madhe qё kishte pasur ndonjёherё vendi, nuk ishte as e para dhe as e fundit.

“ Pak i njohur pёr shumicёn, Shqipёria ishte i vetmi vend Europian, i cili kishin strehuar njё numёr shumё tё madh tё popullsisë hebre nё Luftёn e Dytё Botёrore, duke mos dorёzuar pothuajse asnjё prej tyre. Pavarёsisht presionit fashist Italian dhe pushtuesve naziste, shqiptarёt refuzuan tё dorёzonin mysafirёt e tyre, nё tё kundёrt do tё rezultonte njё turp i madh pёr tё zotin e shtёpisё, i cili do tё detyrohej të ‘lante gjakun’, që do të thotё të merrte hakun.

Kohёt e fundit, Shqipёria ka gjetur sёrisht veten duke ofruar besёn, kёtё herё pёr ata që udhёtojnё nga Lindja e Mesme. Qindra refugjatё iranianё jetojnё aktualisht brenda vendit. Kryeministri Edi Rama tha në njё intervistё që 500,000 refugjatët shqiptarё tё Kosovёs, që u mbajtёn nga Shqipёria, ishin njё dёshmi qё sigurisht BE mund tё bёjё mё shumё pёr tё mbajtur barrёn.

EX7MBD Pavlin Polia's guest house in Theth, Albania at sunrise.

Pavarёsisht nga tё gjithё kёto raste historike, Shqipёria mbetet e panjohur për shumё nga fuqitё e mёdha tё botёs. E vёrteta qёndron qё ky popull i Ballkanit ёshtё i vogёl dhe i varfёr dhe vёshtirё qё ka marrё vёmendjen ndёrkombёtare pёr veprat e saj. Sot nё njё kohё qё refugjatёt po dёbohen nga kufijtё e botёs, duket se aty ka shumё pёr tё mёsuar pёr dёshirёn e shqiptarёve pёr mikpritje.

“Ёshtё njё turp qё nuk njihen kёto vepra. Askush nuk i ve re kёto gjёra qё kanё ndodhur nё Shqipёri”, thekson gazetari. Nevila, duke e ditur kёtё buzёqeshi duke tundur kokёn. “Po, por tani ti e di dhe kjo ёshtё diçka. Ti mund tё fillosh t’ua thuash tё tjerёve. Mbase njё ditё bota do tё marrё vesh pёr ne”, tha Nevila Muka./shqip/a.k

Next Post
Si sot, më 16 Shtator vdiq fizikani Fahrenheit dhe lindi Kutuzov

Si sot, më 16 Shtator vdiq fizikani Fahrenheit dhe lindi Kutuzov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

January 30, 2026
“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Mziu: Rama ka frikë të shkojë në SHBA! Në Europë shan Trumpin

January 30, 2026
Rikthehen “skemat piramidale” on line, platforma “Ivuu”, me qindra qytetarë po bien pre e mashtrimit

Rikthehen “skemat piramidale” on line, platforma “Ivuu”, me qindra qytetarë po bien pre e mashtrimit

January 30, 2026
Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

January 30, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

E dënuar në Greqi?-Debati për mandatin e Gjokës, KLGJ e “pason” tek ILD

January 30, 2026
Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin/ Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë por Apeli i GJKKO e rrëzon/ Meta: Po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit tim

January 30, 2026
Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

January 30, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Erion Veliaj depoziton në GJKKKO kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

January 30, 2026
“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In