• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arti i së mundshmes-Inovacioni në Kongresin Botëror të Internet of Things (IoT)

by Java News
22/10/2018 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Internet of Things (IoT) po ndryshon botën rreth nesh. Miliarda pajisje në të gjithë botën ndërveprojnë sot, duke ndikuar në zhvillimin e shumë sektorëve të biznesit dhe jo vetëm. Për këtë ritëm të shpejtë të ndryshimeve në teknologji u fol në Kongresin Botëror të IoT Solutions, i cili u zhvillua në Barcelonë në datat 16-18 tetor. Në kongres u paraqitën zgjidhje të ndryshme efiçente falë teknologjisë IoT, u zhvillua forumi mbi Inteligjencën Artificiale dhe sfidat e blockchain. Pjesë e kongresit ishte edhe Vodafone, që paraqiti 19 demo të ndryshme të shërbimeve IoT që Vodafone ka nisur të aplikoj në vendet ku operon. Pesë prej këtyre shërbimeve që u demonstruan në Kongresin Botëror të IoT po i rendisim këtu, si një dëshmi e asaj se çfarë mund të bëjë teknologjia e së ardhmes, drejt të cilës jemi më afër se kurrë…

Falë IoT, të gjesh vend parkimi është më e thjeshtë!
Në Britaninë e Madhe një shofer harxhon mesatarisht katër ditë në vit për të gjetur parkim. Bëni llogari sa ditë harxhon një shofer shqiptar! Por aplikacionet e Vodafone-it për parkimin i japin fund këtij stresi, falë një gërshetimi të përsosur të sensorëve Vodafone Automotive që mundësojnë një komunikim në kohë reale midis miliona makinave e infrastrukturave urbane të ndërlidhura në rrjet.

Flini mendjen, godinat i ruan aplikacioni!
Zhvillimi i teknologjisë mundëson vitet e fundit siguri më të lartë për pronat e paluajtshme. Për shembull, Vodafone Building Surveillance, ofron një shërbim për të kontrolluar ndërtesat në largësi. Sistemi është i lehtë për t’u instaluar dhe punon me kamerat ekzistuese të objektit, pa qenë nevoja për një investim ekstra.

Ndërlidhja e njerëzve me pajisjet
V-Home ndërthur platformën “SmartThings” të Samsungut me “V by Vodafone”, duke iu ofruar konsumatorëve një sistem të thjeshtë, por të fuqishëm, për sigurimin e shtëpisë. Koncepti “Smart Home” ndërlidh një sërë pajisjesh si kamerat e sigurisë, detektorët e tymit të duhanit, sensorët për rrjedhjen e ujit, ndriçimit dhe ngrohjes etj.

Shijo frytet e teknologjisë… dhe natyrës!
IoT po ecën me ritme të shpejta në një kohë kur bujqësia po fuqizohet falë teknologjisë. Paketa “Sensing4Farming” nga Vodafone bën bashkë inteligjencën artificiale me teknologjinë satelitore, për të rritur rendimentin e pakësuar humbjet. Falë teknologjisë IoT dihet me saktësi për mënyrën dhe sasinë e përdorimit të fertilizuesëve, për shembull, apo kohës së përsosur për vjeljen e prodhimit. Kjo teknologji është testuar me sukses në një vreshtë në Spanjë.

Etiketat dixhitale përmirësojnë gjurmueshmërinë e produktit
Sektori i shitjeve me pakicë mbështetet përherë e më shumë te teknologjia IoT për një kontroll, gjurmueshmëri, identifikim dhe vendndodhje më të saktë të produktit. DDTAGS, për shembull, ndryshe nga bar code-t klasikë mund të lexohet nga 12 metra larg e nga një sërë këndesh. Etiketat lexohen pavarësisht nga niveli i dritës, falë algoritmit të përsosur të partnerëve si Neosistec.

Vodafone Group eshte kompania celulare lider botëror në risitë teknologjike. Me prezencë edhe në tregun shqiptar, Vodafone është gjithmonë pioner i këtyre risive edhe në Shqipëri. Rrugëtimi drejt rrjetit të së ardhmes tashmë ka nisur me Vodafone. Së shpejti, shërbimet e lartpërmendura dhe shumë të tjera do të jenë pjesë e përditshmërisë sonë.

Next Post
Horoskopi ditor, e Shtunë 13 Tetor 2018

Horoskopi ditor, e Martë 23 Tetor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In