• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artan Shkeli poston foton e fortesës së vitit 1892 në Sarandë

by Aalison Pearse Stevens
31/07/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Shkreli, këshilltari i Kryeministrit për Çështjet e Territorit dhe Urbanistikës, ka postuar në rrjetet sociale, një foto nga Saranda e vitit 1892. Sipas përshkrimit të Shkrelit, në këtë foto konstatohen rrënojat e një fortese të periudhës otomane në limanin e 40 Shenjtorëve (Santi Quaranta o Agios Saranda).

“Ndonëse nuk mund të thuhet me siguri, për nga ngjashmëria që ka me kalanë e Tiranës, Peqinit apo dhe kullave të kalasë në derdhje të Vivarit në Butrint, është e mundur që ky fortifikim të jetë i shek. të XVI-XVII, kohë e ofensivave osmane në Korfuz”, shkruan Shkreli.

Postimi i Artan Shkrelit

“Ndoshta fotografia me e hershme që trashëgojmë nga Saranda. Është bërë në vitin 1892. Vërehet një diçka që u ka shpëtuar historianëve dhe arkeologëve.

Limani i 40 Shenjtorëve (Santi Quaranta o Agios Saranda) paska patur një fortesë të periudhës otomane… dhe nuk behet fjale per rrënojat antike te kështjellës se Onkezmit.

Vërehet ende ne foto porta jugore si dhe një kurtine (mur) relativisht i gjatë në anën perëndimore.

Në paretin e kurtines, ashtu sikurse në kështjella të tjera te kohës, jane hapur dritare per katin perdhe dhe mbi mur është ndërtuar një kat tjetër.

Kështu, kurtina vijon përgjatë bregdetit me godina ngritur mbi te, dhe ne mes dy syresh vërehet edhe nje kulle rrethore e larte deri ne nivelin e bedenave.

Pastaj muri rrethues (i rrënuar ne hapësirën midis dy ndërtesave për t’i hapur vend selisë së Hyqymetit paksa e tërhequr), vijon si bazament i një ndërtese tjeter te gjate me një karakoll ne kt e trete, për të përfunduar pranë godinës trekateshe ne fund.

Ndërtesa me karakoll, kati përdhes i së cilës përbëhet nga kalaja otomane, do ketë shërbyer si depo mallrash portuale pasi nga ana e veriut është pa dritare dhe e pajisur me kontraforte të fuqishme guri.

Këto kontraforte nuk kane qenë pjese perberese e murit te kalase, por jane bere me vone dhe me siguri kane shërbyer per te mos u shembur muri i kësaj magazine, e cila me gjase ka shërbyer për depozitimin e kripes rifuxho (që kur njomet nga ajri i detit e rrit shumë peshën specifike të saj)… njësoj si në rastin e depos së kripës në Bashtovë.

Ndonëse nuk mund të thuhet me siguri, për nga ngjashmëria që ka me kalanë e Tiranës, Peqinit apo dhe kullave të kalasë në derdhje të Vivarit në Butrint, është e mundur që ky fortifikim të jetë i shek. të XVI-XVII, kohë e ofensivave osmane në Korfuz.

Një relike e kësaj kalaje ka qene një top bronxi qe deri ne vitin 1986 (kur është luajtur ne Sarande filmi “Dy herë mat”) qëndronte gjysme i mbuluar në zhurin e plazhit pikërisht në atë vend”.

Shqiptarja/d.i.

Next Post

Kërcen nga lartësia 7.500 metra pa parashutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In