• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Artan Lame: Për ata që merren me fustanin e Gridës

by
29/05/2015 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Artan Lame /
Me shpejtesi rrufeje u përhap përmes “Facebook”-ut një foto nga pas, e një femre me fustanin futur mes bythësh. Shpjegimi ishte: “Kjo është kandidatja e PD për Durrësin, Grida Duma”.

Brenda pak orësh fotografia u përhap në qindra statuse dhe me mijëra komente. Pastaj prej fb udhëtoi nëpër gazetat online, nga më të voglat deri tek më të rendësishmet. Edhe këtu, qindra mesazhe.

1. Askush në qindra “share” që ju bënë fotos, nuk vrau mendjen të verifikonte në ishte personi në fjalë a dikush tjetër.

2. Askush midis tufës së gazetave “on line” nuk vrau mendjen të verifikonte nëse lajmi që po fuste në gazete ishte i vërtetë a fals, ai fabrikuar “ad arte”.

3. M’u deshën 2 minuta kërkim në “Google” për të gjetur që fotografia nuk kishte të bënte fare me kandidaten e Durrësit. Gjë që nuk e bënë as gazetat e as “share”-llinjtë.

4. Ose e bënë dhe, megjithëse ishin të qartë se ajo nuk ishte kandidatja, vazhduan me perversitet ta denigrojnë.

5. Personalisht jam përballur disa herë ndër debate televizive me Gridën dhe kam bërë be që s’dal më me të në debat, sepse me të nuk funksionon debat e argument, por veç përsërit si papagall rreshtin e frazave që i kanë mësuar përmendësh.

6. I takoj një force politike që, qoftë për trashëgimi ideologjike dhe qoftë për prioritet të momentit, ka dinjitetin dhe barazinë e femrës. Më tej, filozofikisht kam për flamur Volterin: “Nuk jam dakord me ty, por do të bëj të pamundurën që të thuash mendimin tend”.

7. Ndër personat që i bënin “share”, kishte edhe femra. Nga profilet dukeshin përgjithësisht të pabukura apo të rutinosura në anonimitet, që përmes butonit “share” përpiqeshin të derdhnin gjithë duhmën e jetës së tyre boshe.

8. Komentet e meshkujve për foton, krijonin një përrua psiqik seksualizmi të pashfryrë, dhe sperme mentale, që do të vinte në lëvizje edhe një central nga këta që po ndërtohen vend e pavend.

9. Ne shqiptarët që aq shumë flasim për rrespekt ndaj femrës e për kavaljerllëk tradicional, duhet të heqim dorë nga broçkullat romantike dhe t’i biem problemit në kokë. Si për çdo fushë tjetër, morali jonë mbaron tek dera e shtëpisë, jashtë saj çdo gjë e bëjmë në të kundërt. Shenjë e qartë kjo e kombeve të pa pjekura, që s’e kanë kaluar ende formën e organizimit familjar.

10. Rrjetet sociale bënë të dalin nga mysybeti dhe zymtia e hiçit, gjithë zulma e anonimëve të botës. Je anonim? S’ke asnje mundësi a aftesi që, duke bërë diçka në jetë, të biesh në sy a të dallohesh? Mos u mërzit, tani ke mundësinë e artë që përmes fb, të shash edhe më të mirin e dynjasë. Deri dje, pa demokracinë barazitiste të internetit, gjithë ky duf flinte brenda shpirtrash të thatë e të thartë. Tash ka mundësi të dalë e të qelbë botën.

11. Zor se gjeta mes mesazheve të femrave, ndonjërën që mbronte të drejtën e qytetares (që as që ishte ajo që thonin) për të bërë ç’të dojë me atributet e veta. Barazia mes sekseve nuk vjen me kuota apo me përqindje të detyrueshme me ligj. Sepse pa u vendosur barazia mentale, barazia me kuota thjesht krijon femra që sillen si burra hamshorë.

12. Shkruajta për rastin e Sokol Ballës dhe për të drejtën e secilit që të bëjë ç’të dojë me jetën e vet private, jo për të mbrojtur Sokolin por jetën time private. Të njëtën gjë po bëj sërish, jo për të mbrojtur Gridën, por jetën time private.

13. Ata që më njohin, e dijnë që jam maskilist apo siç më cilësonte Edi Rama në një intervistë: “alla Kapedan”. Por pranë meje çdo femër që e ka merituar është bërë edhe drejtoreshë, ashtu sikundër çdo mashkull që nuk e ka merituar ka humbur vendin e punës.

14. Para disa kohësh mbrojta një tjetër femër, që i bënë një sulm nga një media e caktuar, sulm që u shoqërua pastaj me përroin e sharjeve pa doganë nëpër mesazhe. Fjalët e fundit të atij shkrimi, po i them edhe per këngëtaren polake (se e saja është fotoja, dhe jo e Kandidates së Durrësit): “Vazhdo jeten tende, qeshu e gëzo siç ke bërë deri sot. Ti do vazhdosh ta shijosh atë, ndërsa zulma e anonimëve prapë anonimë të trishtuar do mbeten”.

15. Ndërsa unë do mbetem ai që jam, më mirë Lek Dukagjin a Zahari i së shkuarës, sesa pusht interneti i së sotmes.

Next Post

Shqipëria për herë të parë me pasaportë për refugjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In