• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Artan Hoxha në fushat me kanabis: Atje nuk ankohen për varfëri! (Video)

by A R
28/07/2016 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i njohur dhe njëkohësisht drejtuesi i emisionit investigativ “Xhungël”, Artan Hoxha ka publikuar në profilin e tij një video ku duket në disa zona të mbjella me kanabis sativa.

Gazetari nuk tregon se ku ndodhet ekzaktësisht kjo zonë, por bën me dije se vendi shtrihet mes qarkut të Gjirokastrës dhe Vlorës.

Hoxha tregon se në zonat ku është mbjellur kanabis sativa, banorët e këtij atij vendi punojnë dhe nxjerrin të ardhura shumë të mira.

Ai shkon deri aty sa thotë se njerëzit që banojnë në këto rrethina nuk ankohen për varfëri apo papunësi, pasi ja dalin shumë mirë të jetojnë me biznesin fitimprurës të shitjes së drogës.

Statusi i plotë:

Ne zemer te xhungles…

Shikoni se c’bejne “djemte”. Si i shfrytezojne me rendiment super te larte tokat e lena djerre. Pa subvencione. Pa ndihme nga askush. Pa kredi te buta nga bankat qe grumbullojne valuten e sjelle prej shqiptareve nga cdo cep i globit dhe e dergojne ne Viene. Bankiere te pangopur, hajdute me kollare, shoke e miq te Fullanit. Shikojeni si sillet valuta ne vend, si rritet GDP-ja, si ulet inflacioni, si ulet papunesia, si rritet mireqenia… Kot merret Panariti me luleshtrydhen e Divjakes!!! S’ke c’i ben. Nuk ka treg, sado qe te cirret me te drejte Erjon Brace. Merru more me produktet made in Albania qe kerkon tregu, madje tregu evropian jo tregu Lushnjes. Çfare tu shash, cilesine?! S’ka te dyte, aq sa e vendosim vet standartin e kualitetit ne BE. Nikoqirllekun ne shfrytezimin e tokes dhe resurseve natyrore e klimaterike te vendit?! Jane te papare, s’ka te dyte si ata!. Shikojeni vet produktin! A e dini qe ne rrethet me te varfra te vendit, ka disa muaj qe nuk ankohet kush nga papunesia?!!! Ka rene ndjeshem kriminaliteti!!! Konsumi i brendshem ka nisur te lulezoje. Pse?!!! Çfare ka ndodhur?!!! Ta kete bere “konsensusi patriotik”?!!!! Harrojeni!!!! Shajini, sikterisini, mos u lini gje pa thene por na fund kafshojeni gjuhen dhe minimalisht u thoni nje ” Faleminderit”(Me keqardhje te thelle por jam i detyruar ta them kete). Djemte kane hapur fronte pune pa fund, edhe pse jane vetem sezonale. Puuuuuuneeeee per te tereeee. Fitimi ne tre muaj pune eshte sa te punosh nje vit me rroge shteti. Pa taksa. Pa detyrimin qe duhet te jesh ne dite pushimi ne ndonje miting partie, apo te paguash 30 perqind te rroges si harac per shkuma-party te rinise se partise. Nuk ka nevoje te behesh militant partie apo te paguash ryshfet per tu futur ne pune. Thjeshte, mjafton te jesh nevojtar per te çuar ne darke buken e femijeve ne shtepi. Te marrin e te çojne me makine. Ushqimi gjate punes, falas. Ne zona me te mira dhe me sherbim katering. E kane bere Shqiperine rurale, xhenet more xhenet. Atij Pashait te jugut vertet mund tia kene hequr spaletat, por i marrshin te keqen pashallekut te tij, shiheni vet si lulezon…. Doni te pushoni ne Dhermi, Jale, Santa Quaranta ne Sarande, apo Bora Bora te Ksamilit, ne resortet luksoze te Zamirit, grekut, turkut, ishujve Karaibe apo ne Dubai?!! Pushoni. Beni qejf! Relaksohuni! Ne shtator behuni gati per “sulmin patriotik”, pa qetesi e pa dashuri. Kaq per sot…nga Xhungla dehese made in Albania P.S.Mos me pyesni per vendin ku jam, oferta eshte vetem per turistet e huaj. Pamjet jane te fresketa, te vetem para pak ditesh, ne nje zone qe shtrihet mes dy qarqeve Vlore e Gjirokaster. Si çdo sezon kanabist, “Xhungel” nuk do tu zhgenjeje dhe kete vit. Se shpejti, ne NEËS 24, do te keni nje investigim te detajuar nga “Thellesia e pashallekut te Jugut”…. Dhe me pas, Xhungel starton sezonin e ri me nje cikel emisionesh, nje panorame te plote te fenomenit nga Jugu ne Veri. Nje seri udhetimesh aventure, plot rreziqe dhe adrenaline ne parcelat e kultivuara nga narkotrafikantet, qe ruhen me skuadra njerezish te armatosur.

‪#‎qenteletelehinkarvaniteecperpara Problemi qendron jo se s’ka qen.. por ka vetem nga ata qe lehin, jo nga ata qe nuhasin forte…

Next Post

Urdhëri i Maltës, zgjerim i bashkëpunimit me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In