Gazetari i kronikës së zezë dhe i investigimeve ka reaguar në lidhje me një shkrim të publicistit Artur Zhejit. Ky i fundit theksonte se kreu i qeverisë ka presion nga të pasurit e PS-së për t’u shkëputur nga Ilir Meta.
Por Artan Hoxha ka reaguar përmes një postimi duke thënë se Zheji shqetësohet për ‘pareliun e skraparit’.
“Zheji shume i shqetesuar se “superparallinjte” po i bejne presion Rames per te larguar nga qeveria Kryeparalliun (sipas kabllogrameve te ambasades Amerikane publikuar nga Wikiliks, njeri nga me te pasurit ne Ballkan), ose sic cilesohet nga mediat kosovare Sheiku nga Skrapari…..ky maraz duhet marre seriozisht pas merakut te djeshem te Ylli Manjanit, se LSI (qe s’la gje pa bere ne tre javet e fundit per t’a kthyer ceshtjen DIA-CEZ nga nje afere korruptive, ne sulm politik ndaj kryetarit te saj) eshte teper e shqetesuar pasi Kastriot Ismailaj mund te fitoje 135 milione euro ne arbitrazhin e Vjenes ne dem te shtetit shqiptar dhe s’ka kush tia menaxhoje Kacit te gjore paret e fituara, se ai vet ndodhet ne burg….ketij i them shqetesim ne interes te taksapaguesit shqiptar” – shkruan Hoxha.