• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arta Marku shkund prokurorinë, hapen dosjet që bllokuan prokurorët e Llallës

by Java News
18/01/2018 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja ndaj drejtuesve të kompanisë “Kurum” Koray Zeytinoglu dhe Yücel Aksu ka qënë e qepur dhe “blindur” me prova, por çuditërisht nuk po merte dot zgjidhje, nga ish-drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina. Çështja penale është hetuar nga prokurorja Amanda Xhaferi, e cila pak kohë më parë pati një përplasje me Dritan Ginën, pasi ky i fundit në cilësinë e drejtuesit të prokurorisë i ka kërkuar që të japë dorëheqjen nga dosja.

Prokurorja Xhaferi nuk ka pranuar pasi sipas saj me ndryshimet e reja ligjore drejtuesi i prokurorisë nuk mund ti heqë nga duart dosjen penale një prokurori që po e heton çështjen që në fillim.

Mësohet se dosja ka qënë gati për t’u çuar në gjykatë, pasi thuajse i gjithë hetimi dhe akti i ekspertimit kontabël që përcaktonte dhe dëmin ekonomik që kompania “Kurum”, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit, kishte përfunduar. Mirëpo me një vendim të menjëhershëm në datën 2 tetor 2017 drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, ka vendosur t’i heqë dosjen prokurores Amanda Xhaferi dhe t’ia japë çështjen një prokurori tjetër.

Që prej 2 tetorit e në vazhdim dosja dyshohet të jetë mbajtur qëllimisht në prokurori, duke mos u dërguar në gjykatë. Arsyet e këtij vendimi për të mbajtur çështjen në prokurori, i di vetëm ish-kryeprokurori Dritan Gina. Por Gina në 9 janar 2018 u detyrua të lerë zyrën e drejtuesit të akuzës së Elbasanit duke u rikthyer në Tiranë aty ku ka dhe dekretin. Ndërkohë vetëm pas 8 ditësh pas ikjes së Ginës nga detyra e drejtuesit, prokurori i ri, i emëruar nga Arta Marku Ardian Nezha, ka urdhëruar që çështja të dërgohet në gjykatë.

Gjithashtu mësohet se gjatë ditës së djeshme gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurores Amanda Xhaferi për të shpallur moskompetencën dhe çështjen t’ia kalojë gjykatës së Kavajës.

Do jetë pikërisht kjo gjykatë që do vendosë nëse Dritan Gina do hetohet ose jo, nga prokuroria për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi ndaj tij pak kohë më parë depozitoi kallëzim penal prokurorja Xhaferi, e cila e akuzoi Ginën për heqjen e dosjeve që ajo kishte në hetim dhe zhdukjen e tyre. Të kallëzuar janë edhe dy zv/drejtuesit e prokurorisë së Elbasanit./ shqiptarja

a.ç

Next Post
Dyndje fëmijësh me grip, Manastirliu vizitë në mesnatë në QSUT

Dyndje fëmijësh me grip, Manastirliu vizitë në mesnatë në QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In