Arta Marku u zgjodh sot nga Parlamenti Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.
Por emri i saj është lakuar prej ditësh dhe të shumtë janë ata që i kanë bërë ftesë për të qenë miq virtualë.
Por në fakt qytetarët duket se janë gabuar, pasi ftesat kanë shkuar në tjetër adresë, tek gazetarja e RTSH Arta Marku.
“Sa shumë ftesa për miqësi, mesazhe dhe pëlqime në postimet e mia, këtyre çasteve…
Por… nuk jam KRYEPROKURORJA 😀😀😀.
Unë do të vijoj të merrem me gjëra aspak të përkohëshme, me LIBRA, me shkrimtarë e poetë… gjithnjë në BIBLIOTEKË…”, shkruan ajo.
/a.m.