Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar emërimet e reja të përkohshme të 6 prokurorëve. Gjatë seancës online, e cila u zhvilluar pa pjesëmarrjan e prokurores Nurihan Seiti, e cila mungoi për arsye personale, u vendosën ndryshimet e reja në organet hetuese.
Ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nga hetuese në Shkodër është caktuar që të ushtrojë detyrën e saj në Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit.
Ndërkaq, Kreshnik Ajazi emërohet drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.
Rita Gjati caktohet drejtuese e Prokurorisë së Kukësit, Arben Dyla emërohet drejtues prokurorie në Lushnje dhe Violeta Shkurta drejtuese e Prokurorisë së Fierit.
/a.r