• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arta Marku nga Fieri: Hetime në sektorin e naftës dhe gazit, ka evazion fiskal

by Java News
09/02/2018 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku vijon analizën në prokuroritë e rretheve për analizën vjetore.

Sot ajo ka vizituar Prokurorinë e Fierit ku ka përcjellë mesazhe të forta kundër shkelësve të ligjit, më konkretisht ndaj kompanive të naftës dhe gazit që kryejnë evazion fiskal.

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore është shprehur kryeprokurorja Arta Marku në analizën e Prokurorisë së Fierit.

Fieri vijoi znj, Marku është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit, përfshi dhe sektorin e naftës dhe gazit.

Deklarata e Arta Markut: 

“Prokuroria është organ i ushtrimit të ndjekjes penale dhe duhet të referojë vetëm vepra penale dhe jo çdo ngjarje që konstatohet se është në kundërshtim me ligjin. 

Rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit. Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cenojnë legjislacionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht. 

Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale. 

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqendruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore. Ka një rritje të veprës penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg”. Është konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit.

Kjo tregon për një mosbashkëpunim ndërmjet prokurorisë, shërbimeve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë rruga e duhur që duhet zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre. Zgjidhja momentale e një problemi duke ofruar ryshfet nuk është fitorja e qytetareve dhe as standardi ku ne pretendojmë të shkojmë. Për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë rruga e duhur që duhet zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre. Ndëshkimi sipas ligjit dhe ndërgjegjësimi qytetar janë, dy përbërës që plotësojnë njeri-tjetrin dhe që do të çlirojnë shoqërinë tonë”.

Kjo vizitë e Kryeprokurores Arta Marku në Fier, vjen një ditë pas asaj të Durrësit ditën e djeshme. Marku deklaroi në Prokurorinë e Durrësit se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të vepres penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprimet korruptive.

Ndërsa kjo vizitë i dha efektet e menjëheshme ditën e sotme ku pas një aksioni u arrestuan 4 ish-zyrtarë të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe falsifikim të dokumenteve në tjetërsimin e pronave në Ishëm dhe Lalëz. Në prangat e policisë ranë ish-kreu i komunës Ishëm dhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj njësi vendore.

Next Post
Liverpool e United në garë për Pulisiç, Dortmund kërkon 90 mln euro

Liverpool e United në garë për Pulisiç, Dortmund kërkon 90 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In