Pas votimin në Kuvend, ku u zgjodh me 101 vota, Olsian Çela ka marrë sot detyrën si Prokuror i Përgjithshëm.
Gjatë vizitës në zyrën e re, e pranishme ka qenë edhe paraardhësja e tij në detyrë Arta Marku. Kjo e fundit u shpreh se ndihet e lumtur që po ia lë posti shokut të saj të klasës.
“Urime Kryeprokurorit. Kam besim që Prokuroria do ecë përpara në përmbushjen e misionit të saj kushtetues” – deklaroi Arta Marku.
Nga ana tjetër, Kryeprokurori i ri tha se Marku punoi në një kohë të vështirë për organin e akuzës dhe sistemin e Drejtësisë.
“Arta Marku bëri më të mirën e mundshme” – u shpreh Çela.
Çela garonte së bashku me Fatjona Memçajn dhe Arta Markun. Kjo e fundit mori të enjten nga Kuvendi vetëm 11 vota pro.
/javanews/a.r