Deputetja e PS-së, Arta Dade, nuk i ka kursyer kritikat në lidhje me Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Sipas saj, duke marre pushtet, PDIU po tenton te zgjeroje partine edhe ne zona ku as ka pasur ndonjehere problematika te interesit qe ajo deklaron se mbron.
“Lidhur me PDIU-në ka një tentativë për t’u zgjeruar në mënyrë artificiale edhe në zonën time. Nuk ka ekzistuar asnjëherë asnjë parti që të përfaqësojë këto interesa atje.
Në mënyrë artificiale tentojnë të emërojnë drejtorë dhe sigurisht duke marrë pushtet, kërkojnë të zgjerojnë partinë”, tha dje Dade në një emision mëngjesi në “Vizion Plus”.
“Kjo praktikë artificiale e krijimit të partive nga postet që marrin në qeveri për mua është e papranueshme dhe kjo nuk është as demokratike. Dhe këtu unë kam shqetësimin tim”, tha Dade.
ma.me