• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet përse PD ka hapur thesin, trarët dhe faturat për votat “politikisht të dëshpëruara”

by Ylli Pata
05/04/2021 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në javën e dytë të fushatës elektorale të 25 prillit, PD ka hapur krahun fuqishëm të premtimeve që nuk kanë lidhje me një plan ekonomik, apo një projekt fiskal të qeverisë së re.

Me gojët e përfaqësuesve më të lartë të PD-së, që nga Lulzim Basha, Edmond Spaho, apo edhe të tjerë, kanë shpërthyer premtime të çmendura si falja e faturave të OSHE-së për ata që kanë marrëveshje debiti, falje detyrimesh fiskale, falje gjobash, e të tjera si këto.

Edmond Spaho ka deklaruar se sapo të fitojë PD do të mbyllet Kapshtica, që të mos vijnë nga jashtë prodhime bujqësore.

Basha deklaroi nga Durrësi se do të mbyllë menjëherë traun sapo të shpallet rezultati zgjedhor, nga ana tjetër ka premtuar rimbursim të të gjitha barnave që pacientët e shumë që kanë pasur histori me Covid 19, kanë blerë nëpër farmaci prej një viti.

Thuajse të gjitha këto premtime thjesht janë të parealizueshme. Një logjikë e thjeshtë kupton se këto “hapje thesi”, janë pjesë e një procesi që ose nuk mund të bëhen, ose nëse bëhen do të duhet të prishen disa të tjera.

Të nisim atë që quhet “heqje e traut” të Rrugës së Kombit. Nëse qeveria do të prishë në mënyrë të njëanshme një kontratë që shteti shqiptar me projektligj ka lidhur për një vepër publike, do të humbë automatikisht në çdo gjyq që ushtruesi i kontratës do të hedhë shtetin shqiptar. Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Nëse Lulzim Basha do të rinegociojë kontratën e mirëmbajtjes së rrugës, atë duhet ta thotë si ide në radhë të parë që njerëzit ta dinë, e më pas nëse vjen në pushtet duhet të nis negocimin. Dhe nëse arrin në një marrëveshje gjithçka do të jetë e shtyrë në kohë dhe jo e plotë.

Ndërkaq, premtimi për të falur marrëveshjet që qytetarët i kanë ndaj OSHE-së, sërish është një premtim i parealizueshëm, pasi ato marrëveshje janë akte juridike, të noterizuara. Vetëm me vendim gjyqi i hedh poshtë, pa i hyrë logjikës se ky akt selektiv do të irritojë pjesën tjetër të konsumatorëve që janë korrektë.

Ndërsa premtimi për të mbyllur doganat për të ndaluar prodhimet e huaja, këtë nuk e bën dot Shqipëria në asnjë mënyrë, është e pamundur. i vetmi vendim që mund të marrë një qeveri shqiptare është të vendosë taksa për prodhimet i importit, gjë që e nxjerr totalisht jashtë procesit të anëtarësimit në BE menjëherë. Kosova, që nuk është fare në proces e bëri, dhe shkoi disa shkallë mbrapa marrëdhënieve të saj me Europën, por edhe me SHBA. Edhe Donald Trump kur vuri tarifa për importet kineze e gjermane, pati mjaft probleme, e realisht nuk se u zbatua plotësisht.

Gjithashtu, edhe i ashtuquajturi kompensim i faturave të barnave për pacientët e Covid 19, është një proces, që sipas të gjitha gjasave edhe nëse nis nuk do të mbarojë, por mund të sjellë edhe më komplikime se kaq.

Megjithatë, baza e gjithë kësaj filozofie është se PD është në vështirësi të madhe për të marrë vota, ndaj po pjell teori që ngjajnë identik me formulat e kompanive mashtruese piramidale për “zgjidhje magjike”.

PD kërkon vota të dëshpëruarish, por kjo nuk është votë për të fituar shumicën qeverisëse, por për të marrë sa më shumë që të jetë e mundur.

Kjo se një forcë që është e bindur se po vjen radha apo dita e saj për të fituar, është mjaft e përgjegjshme dhe e ndrojtur në premtimet, të cilat mund t’i dalin boomerang kur të vijë në pushtet.

Premtimet për plane ekonomike, vende pune, sigurime shoqërore etj, edhe pse mund të jenë të ekzagjeruara, janë “normale” pasi kanë të bëjnë me programe politike.

Këto, si Lulzim Basha, apo edhe drejtues të tjerë të PD-së i kanë lënë fare dhe nuk përmendin asnjë pjesë të planit të tyre ekonomik, të cilët ja ka rrëzuar Rama në daljet e tij të gjatë çdo ditë.

Atëherë janë kthyer tek niveli më i ulët i premtimeve për falje borxhesh, faturash, gjobash, apo tarifa të tjera shtetërore. Por ka shumë gjasa, që edhe kjo të bjerë këtë javë, me një aksion të mazhorancës në publik.

Javën e tretë, pritet të dalë me një tjetër kauzë, që ka shumë mundësi që të jenë fake news-et e njohura apo skandalet e shpikura në epruvetë. Ka shumë gjasa që të rrëzohet si këto dy të tjerat, e javën e fundit, të shpikin ndonjë gjë tjetër; sipas gjasave do të kërcënojnë se po s’fituan do të bëjnë namin, siç kërcënuan në 2019-n…

Next Post
“O vlonjatë, ju bëfsha kurban”, Paralajmërimi i Gjiknurit pas thirrjes së Ramës: Vlora do ta bëjë tërmet

"Meta vjen i maskuar në Vlorë", Rama publikon telefonatën me Gjiknurin: Do e bësh tërmet apo jo?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In