• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet përse duhet të pini lëng lakre, përfitimet shëndetësore

by Java News
13/02/2018 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëngu i lakrës është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Është i pasur me polifenolë, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat A, B1, B2, B6, C, K por edhe acid folik.

Lakra përmban shumë polifenolë ose siç njihen ndryshe si antioksidantë që pakësojnë shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kronike. Mineralet e rëndësishme që përmban ky lëng e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kockave por edhe në uljen e tensionit të gjakut. Vitaminat që gjenden tek lakra dhe lëngu i saj janë të dobishme për sistemin riprodhues, atë imunitar, shëndetin e syve por edhe shëndetin e flokëve, lëkurës, mëlçisë, nervave, syve e shumë të tjera.

Lakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që e ndihmon organizmin të jetë më rezistent ndaj baktereve, radikaleve të lira dhe virozave.  Përmban më shumë vitaminë C se portokallet, një karakteristikë që e bën lakrën të domosdoshme kundër shumë sëmundjesh.

Lakra është një nga 10 ushqimet më të pasura me vitaminë K, e cila është thelbësore kundër sëmundjeve të zemrës dhe kockave.

Arsye përse duhet të pini lëng lakre

Kundër ulçerës në stomak

Lëngu i lakrës trajton ulçerën në stomak, sipas të dhënave mbi këtë perime.
Sipas shkencëtarëve, ky lëng i pasur në vitamina dhe minerale forcon rezistencën e shtresës së stomakut ndaj acideve.

Lëngu i lakrës përmban antioksidantë që luajnë një rol në detoksifikimin e mëlçisë. Mëlçia luan një rol vendimtar në funksionet e ndryshme metabolike të trupit. Lëngu i lakrës rekomandohet kur e keni tepruar me alkolin apo jeni helmuar nga ushqimi. Alkoli shkatërron shumë prej baktereve të shëndetshme në stomak dhe vitaminave apo mineraleve. Lëngu i lakrës pastron sistemin tretës sepse përmban shumë ushqyes. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me lëng lakre në ditë me stomak bosh dhe më pas rritjen e dozës në dy gota në ditë.

Kundër shenjave të moshës

Pini një gotë me lëng lakre në ditë për të shmangur plakjen e parakohshme të lëkurës dhe tharjen e saj.

Lëngun e lakrës mund ta përdorni edhe si një maskë lëkure. Nëse dëshironi të hiqni njollat apo të zbusni pigmentimin e lëkurës përzieni një lugë gjelle me mjaltë, pak shafran Indie dhe një çerek gote me lëng lakre. Më pas shtoni miell orizi dhe përzijeni mirë që të krijoni një pastë të mirëfilltë. Lyeni zonat e njollave me këtë pastë, mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë.

Kundër rënies së flokëve

Lëngu i lakrës përmban shumë sulfur dhe është shumë efikas për forcimin e flokëve dhe shmangien e rënies së tyre.

Pini një gotë me lëng lakre çdo mëngjes dhe përdoreni lëngun edhe si maskë flokësh.

Lëngu i lakrës do të plotësojë nevojat ushqyese të trupit dhe do ju ndihmojë të humbisni në peshë, të forconi sistemin imunitar dhe të mbani sëmundjet larg.

Është shumë e thjeshtë për të bërë lëng të freskët lakre në shtëpi. Merrni një lakër të fortë dhe hiqni gjethet e sipërme. Lajeni mirë me ujë dhe pastaj thajeni.

Nëse ka ndonjë njollë ngjyrë kafe, prejeni zonën e dëmtuar.

Vendosni gjethet në një shtydhëse, ose në një mikser. Kullojeni dhe pijeni. Ju gjithashtu mund të shtoni gjethe mente, mjaltë dhe limon për të shtuar shije dhe aromë. AgroWeb

a.ç

Next Post
Presidenti Erdogan në Bursë: Jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjak dhe shqiptarë!

Erdogan kërcënon Greqinë: Ju paralajmëroj të mos ndërmerrni veprime të gabuara...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In