• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet e rikthimit të fabulës për “luftë finale” me Edi Ramën

by Ylli Pata
05/09/2022 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Është rikthyer sërish këto ditë nga mbështetësit mediatikë të Berishës dhe Metës, e ashtuquajtura teoremë e “luftës finale”. Një term i nxjerrë nga refreni i “Internacionales”, që e konsideron këtë luftë finale si “vendimtaren mbi dhe”. Po ka kohë që për “botën e re” i kanë rënë për shkurt dhe madje komunistët më të zellshëm të Kinës ose janë bërë kapitalistë, ose hanë e pinë me ta, si këta “radikal chic”-ët tanë në resortin e Irfanit, pishina e të cilit ja ka kaluar edhe “bella ciao”-s si refren i muzikës së fundjavës që shkoi.

“Tani nuk ka ku shkon më. Rama ka prekur fundin”, thonë pak a shumë mbështetësit e Sali berishës dhe Ilir Metës, pra nuk ka rrugë tjetër veçse përplasjes, apokalipsit, ditës së kiametit, ku siç thotë libri i shenjtë, do të zhduken gjithçka; bimë dhe specie shtazore bashku me njerëzit. Yjet do të shuhen e dielli do të pushojë së ngrohuri. Siç thotë edhe profesor Fuga: s’ka më qofte te daja, as bukë me sallam, po vetëm marmallatë, natyrisht jo prej fiku apo prevede kumbulle.

E gjithë kjo përpjekje për të sjellë armagedonin pa treguar shenjat paraprake të kataklizmosë, nuk është tjetër weçse një presion politik momental. i përdorur aq shpejt këto vite, si një mënyrë dhe instrument që më shumë është keqpërdorur, duke mbarsur klimën e vendit me duhmë lufte dhe përplasje balozësh. E gjithë kjo zhurmë ka vetëm një qëllim; e ky është qartësisht politik. Për të kompleksuar grupin e PD-së në Kuvend që të votojë dy nismat e paraqitura, të cilat në konferencën e kryetarëve bënë bashkë edhe mazhorancën edhe opozitës.

Konkretisht, ndryshimi i Kodit Zgjedhor për politikanët që kanë qenë punonjës të Sigurimit të Shtetit kërkon 84 vota, e PS-ja e vetme nuk i ka kështu që ai kalon vetëm nëse opozita e voton. E nëse votohen këto dy nisma ndoshta është një shenjë e armagedonit politik për Sali Berishën e Ilir Metën, e as për të tjerët aq më pak për njerëzit dhe vendin. Pas 6 marsit, e sidomos pas largimit të Lulzim Bashës, ky lloj presioni sikur arriti të bëjë efekt dhe çoi që shumë deputetë të afrohen me Berishësn, duke krijuar një situatë paksa të paqartë në fillim. Megjithatë, sa u afruan tek partia e Berishës, duket se këta deputetë e panë se nuk ka asgjë për ta aty.

Të vetmit që mund të gjejnë një material të vlefshëm politik janë Xhelal Mziu dhe Zef Hila, dy figura lokale të PD-së, me mbështetje të rëndësishme dhe prej vitesh në bastione radikale. Megjithatë, edhe atyre do t’i duhet punë që të arrijnë të mbajnë sa më shumë të pandarë bazën, e cila natyrisht ndikohet nga përplasja sipër e Berishës dhe pjesës tjetër të Partisë Demokratike. Në këtë situatë, Sali Berishës, do t’i duhej që tani në vjeshtë ai të luante fort, të kërkonte që të regjistrohet në një grup parlamentar të dalë nga PD-së, e jo qëndrimi siç është aktualisht i përjashtuar dhe i paalokuar në Kuvend. Gjasat janë që Berisha nuk do të bëjë sherr për regjistrimin, nuk do të vendosë në votim grupin parlamentar për të, ose për ndarjen që ekziston në Partinë Demokratike.

“Dua të jap shans për paqe”, thotë, por nga ana tjetër shpall “luftë finale” për draftin që është paraqitur për të ndaluar ata që janë shpallur Non Grata si dhe ata që janë bashkëpunëtorë Sigurimi, të kandidojnë për poste publike.

Më normale do të ishte sikur  si Berisha dhe Meta, të dalin hapur, e të kërkojnë nga deputetët e Partisë Demokratike që të bojkotojnë ose të votojnë kundër dy nismave që prekin ata personalisht. E pikërisht nga përgjigja e deputetëve të PD-së do të shikohet realisht sesi është raporti i forcave në Kuvend përpara se të hyjnë në votim.

Por, sipas gjasave, i tremben një përgjigje politike nga grupi i Alibeajt, i cili përpos është më i madhi, është sulmuar me të gjithë arsenalin e sharjeve dhe të tradhtisë. Sot, kush e vë re, nuk ka më sharje as ndaj Alibeajt, as ndaj Gaz Bardhit, as ndaj të tjerëve që nuk i pëlqen doktorit. Ka një armëpushim të pashpallur, por nga ana tjetër përdoret shantazhi i “luftës finale”. “Nëse do të votoni për dy nismat, atëherë bëhet nami”, sikur thonë qëndrimet e koduara të mbështetësve të çiftit politik që së bashku kanë 60 vjet politikë në shpinë.

E në një farë mënyre, kemi të bëjmë realisht me një proces të rëndësishëm politik nëse kalojnë ato dy nisma, por nuk mund të flitet për epokë. Atë, pra epokën nuk e ka në dorë politika shqiptare për ta bërë, por drejtësia e re, nëse e ka në mendje apo ka këllqe për ta ndërmarrë…

Next Post
“Dosja e seksit” e Macron, a dinte Trump “detaje të nxehta?”/ FBI sekuestroi dokumentet për Presidentin francez

“Dosja e seksit” e Macron, a dinte Trump “detaje të nxehta?”/ FBI sekuestroi dokumentet për Presidentin francez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

4 vjet pushtim, Financial Times: Zelensky do të shpallë zgjedhjet dhe një referendum më 24 shkurt

February 11, 2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In