• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet e ngërçit të opozitës portative

by Ylli Pata
20/08/2024 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Siç pritej edhe ndodhi. Nga dje deri më sot, pas disa ngjarjeve të rënda kriminale, pati reagime reaktive nga një numër udhëheqësish e politikanësh kryesorë të opozitës.

Të lexosh tekstet e tyre, ndryshimi në diskurs është shumë i vogël, përveç pak në tonalitet. Ku dikush e ka të lartë, e dikush edhe më të lartë. E me mbylljen apo harrimin e këtyre ngjarjeve kemi disa ditë pushim, e më pas përsëritet sërish ky skenar, sapo të ndodhë ndonjë aksident, vrasje apo skandal, me përmasa të caktuara.

E sërish përsëritet e njëjta gjë. Kurse kur ndodh që nuk marrin mbështetjen e duhur popullore qoftë në protesta, apo edhe në fushatat mediatike apo rrjetet sociale, fajësohet shoqëria, fajësohen njerëzit, fajësohen qytetarët që sipas tyre nuk kanë ndjeshmëri.

Në fakt, e gjitha kjo është një skenar që përsëritet e përsëritet, e askush nuk e kupton, që fajtori këtu nuk janë njerëzit por ky establishment politik i opozitës, që është jo vetëm i papërgatitur, por as nuk di fare se çdo të thotë të jesh politikan i opozitës së vendit.

Nuk se është vetëm tek ne ky fenomen, pasi ndodh edhe në vende të tjera, edhe më të zhvilluara. Në Kosovë, sot kemi një qeveri të një force politike që të gjithë veprimtarinë opozitare e ka pasur si reagim reaktiv ndaj çdo vendimi apo zhvillimi të mazhorancës. E sot, qeveria e Albin Kurtit, më shumë sesa merret me qeverisjen reale të vendit, gjithë ditën e harxhon të sulmojë kundërshtarin, po sipas një reagimi reaktiv.

Në një shoqëri perëndimore, reagimi reaktiv ndaj ngjarjeve, apo fenomeneve, zakonisht ndodh nga grupe dhe elementë të shoqërisë civile. Të cilat një opozitë politike i kanalizon, e ofron betejë politike për të zgjidhur problemet e hapura.

Agron Gjekmarkaj është nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, është deputet i qarkut të Lezhës, është numri dy i PD-së, si dhe profesor i Universitetit të Tiranës. Ai ka të gjitha mundësitë që problemet që shtronte në statusin e sotëm mbi rritjen e kriminalitetit, ta kthejë në një fuqi politike në Kuvend, duke propozuar ligje, vendime qeveritare, urdhëresa të Ministrisë së Brendshme, apo edhe akte administrative.

Në vitin 1991, deputetët e opozitës së parë shëiptare pas vjetësh ishin pa përvojë. Ishin pakicë wë nuk mund të ndikonin në asnjë votim në Parlament. Mazhoranca e partisë së Ramiz Alisë kishte dy të tretat e votave.

Por Neritan Ceka, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj, Teodor Keko etj etj, ndaluan Ramiz Alinë që të miratonte në Kuvend draftin e Kushtetutës që kishte bërë gati për të mbajtur në pushtet establishmentin e vjetër.

Opozita e atëhershme, bindi opinionin se duhet ndaluar miratimi i një Kushtetute që ka brenda një president me pushtet monarkik, dhe organet e represionit nën urdhrat e tij. Nga ana tjetër, ofruan një alternative të shpejtë, urgjente, e madje inteligjente. Një paketë kushtetuese që të shërbente derisa e gjithë shoqëria të miratonte një ligj themeltar të shtetit të ri demokratik e perëndimor.

Mazhoranca u dorëzua sepse opozita bindi opinionin dhe bëri gati propozimet esaj. E së bashku me mazhorancën e miratuan paketën Kushtetuese, e cila qëndroi në fuqi deri më 28 nëntor 1997.

Ajo opozitë përplasej në Parlamnt me rivalët e saj për bazën e alternativës. Gramoz Pashko bëri betejë me ekonomistët e të majtës me filozofinë e tregut kundër publikes, terapisë së shokut, kundër ndryshimit gradual. Në aspektin e rendit publik, PD e 1991 bëri ligjin e parë për shërbimin sekret SHIK që nuk ka lidhje me Sigurimin e Shtetit.

Natyrisht për shumë gjëra, zhvillimet nuk ishin perfekte, duke nisur nga SHIK e rimonarkizimi i Presidencës. Por gjithsesi nuk kishin një opozitë portative, por një korpus intelektualësh që ti shikoje natyrshëm drejtuesit e ardhshëm të vendit. Ku retorika patetike e panelistëv të darkës sot ngjan si propagandë agjitpropësh të kadetëve të shkollës së partisë Vladimir Iliç Lenin në Laprakë.

Ne kemi pasur për vite e vite organizata e grupime ëë kanë bërë opozitën reaktive, ca nga shoqëria civile, e ca nga lidhjet direkte apo indirekte me opozitën.

MJAFT-i i Erion Veliajt ishte një organizatë që në vitet 2000 trazoi opinionin publik. Siç bëri edhe organizata e Kreshnik Spahiut, Altin Goxhajt apo shumë e shumë personazhe që janë përfshirë në vite në debat e kyçur në politikë.

Por aksioni politik i një opozite është më shumë sesa një reaksion acid apo bazë plus ujë, që të ketë si pasojë tym e zjarr.

Politikanët realë të opozitës i largoi Sali Berisha ndër vite, për të ndenjur vetë në katedrën e katit të tetë ku është katandisur. Por nuk është vetëm doktori fajtori, pasi në fund të fundit të gjithë e njohin se çfarë bën dhe pse e bën.

As Ilir Meta, i cili gjithashtu vepron si në gjendje të jashtëzakonshme. Por sot ka aq hapësirë për të vepruar në eterin opozitar, sidomos me monopolin e mazhorancës.

Ja merr doktor Ilir Alimehmetin. Për çfarë argumenti ai flet, duket se është tëpkë një qeveritar i së ardhmes. I qetë, me logjikë, miqësor me njërëzit që ju drejtohet, i edukuar, e mbi të gjitha me një argument zgjidhës e jo konstatues. Po pse nuk e zgjedhin doktor Alimehmetin udhëheqës të opozitës? Sepse nuk është portativ, e pikërisht për këtë është shumë popullor!

Next Post
Vijon mbështetja për Ukrainën, Ambasada Amerikane reagon për vendimin në Samitin e NATO-s: Forcim i bashkëpunimit

Vijon mbështetja për Ukrainën, Ambasada Amerikane reagon për vendimin në Samitin e NATO-s: Forcim i bashkëpunimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026

January 2, 2026
Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

January 2, 2026
Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

January 2, 2026
Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

January 2, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Dëbora zbardh Qarkun e Shkodrës, autoritetet apel për kujdes në rrugë

January 2, 2026
23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

January 2, 2026
17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

Të dehur dhe të intoksikuar, dhjetëra qytetarë përfundojnë në spital pas natës së ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Dyqane më shumë, importe më pak: paradoksi i tregut të “Gabit” në vend…

Dyqane më shumë, importe më pak: paradoksi i tregut të “Gabit” në vend…

January 2, 2026
Reshje dhe erë e fortë, pezullohen lundrimet në Vlorë

Reshje dhe erë e fortë, pezullohen lundrimet në Vlorë

January 2, 2026
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

Bullgaria adopton euron si monedhën e saj zyrtare

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com