• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet e deklaratës së bujshme të Berishës për “Paktin e Detit” me Greqinë

by Ylli Pata
03/11/2017 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në debatin e djeshëm të Kuvendit, ku edhe pse diskutohej Buxheti faktik i vitit 2016, është tentuar një përplasje verbale mes mazhorancës dhe opozitës.

Si çdo të enjte, ndodh strategjia e palëve për të mundur virtualisht kundërshtarin meqë ka lidhje direkte televizive.

Të përgatitur për ta sulmuar Ramën me Habilajt dhe Tahirin, kryeministri shfrytëzoi një ngjarje dje në Himarë, ku Partia Demokratike u shfaq përkrah banorëve që janë shpallur si minoritarë grekë që po u shkelen të drejtat.

Rama kërkoi në ring Bashën për të folur për Himarën, por kreu i opozitës nuk preferoi që të bënte duel për këtë argument, duke konsideruar se shqiptarët duhet të dëgjonin për çështjen e krimit, ku vazhdoi akuzat se “Rama është i pari i krimit”.

Basha nuk reagoi, edhe pasi kryeministri e “zbrazi patllaken”, duke i kujtuar rivalit të tij se “i kishte shitur detin Greqisë”.

“Fol çfarë mendimi ka PD-ja për Himarën, pasi unë e kam shprehur me vepra dhe jo me fjalë se kush jam”, bërtiti Rama në Kuvend. Por sërish Basha nuk u përgjigj.

Ishte Sali Berisha, ish-kryeministri në kohën e Marrëveshjes së Ujrave që ka bërë deklaratën më të fortë që është mbajtur ndonjëherë.

Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka blerë me para të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që votuan kundër Marrëveshjes së Ujrave me Greqinë.

“Përmende marrëveshjen e Detit. Do të të them kaq: Bëre gjithçka me para dhe korrupsion, anulove një marrëveshje, e cila në njëmijë gjykata po të dalë në parimin e traktatit të detrave është e parrëzueshme.“, tha Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Identik si Berisha, është deklaruar edhe Ministrja e Jashtme e Greqisë së asaj kohe, Dora Bakojanis, që tha se marrëveshja u rrëzua pasi u korruptuan gjykatësit.

Një gazetar grek, shkoi edhe më tej kur akuzoi Turqinë se ka korruptuar gjyqtarët e Kushtetueses.

Berisha, kur u dha kjo intervistë gjithashtu shigjetoi Ankaranë për ndërhyrje, por që të korruptohen gjyqtarët nuk e ka përmendur kurrë.

Madje njeriun që ishte relatori i Marrëveshjes së Ujrave në Gjykatën Kushtetuese, Xhezair Zaganjorin, Sali Berisha e kandidoi për President të Republikës dhe më pas kur kundërshtoi PS-ja, e zgjodhi kryetar të Gjykatës së Lartë.

Edi Rama e kapi me kujdes këtë detaj dhe ju qësendis paraardhësit të tij.

“The këtu që marrëveshjen e Detit e paskam rrëzuar unë në Gjykatën Kushtetuese, e cila votoi 9 me 0, kurrë nuk ka ndodhur më parë, me para dhe korrupsion, the këtu ti. E di që e the, akuzë shumë e rëndë për atë gjykatë, që me atë vendim ka marrë në mbrojtje interesin kombëtar dhe nuk ka marrë para dhe nuk ka bërë korrupsion. Ndërkohë dhe një autodeklarim i joti, që ti atë marrëveshje e ke dashur, e ke bërë nëpërmjet dorës tënde në Ministrinë e Jashtme që sot e ke kryetar partie të komanduar dhe që ti i qëndron asaj marrëveshjeje. Rëndësi ka që shqiptarët ta dëgjojnë këtë. Dhe vazhdove duke bërë të njëjtën gjë që bëri PD dje në Himarë, duke ushqyer ato zëra dhe ato forca në anën tjetër të kufirit që propagandojnë këtë teori të ulët, të shpifët dhe të pavërtetë”, tha Rama.

PD-ja nuk e mohoi sot që nuk e përkah aksionin politik të opozitës greke-Nea Demokratia, që ka akuzuar Edi Ramën në Bruksel se po shkel të drejtat e minoritetit grek.

Madje, PD-ja duket se ka një koordinim me partinë e qendrës së djathtë në Greqi.

Kjo sipas të gjitha gjasave bëhet për të defaktorizuar Edi Ramën me të gjitha mënyrat, pasi duket se nuk i mjafton “kauza e krimit”.

Por kjo lëvizje e PD-së duket se nuk ka mbështetje tek një pjesë e përkrahësve të saj, që në rrjetet sociale kanë kundërshtuan pjesëmarrjen e Flamur Nokës në Himarë.

Dhe duket se opozitës, më shumë i leverdis që Edi Rama të mos ketë mundësi të hapë negociatat me BE-në, qoftë edhe duke votuar kundër Athina.

Siç dihet, nëse është fjala për në Shqipëri, lufta politike i përfhsin të gjitha mjetet dhe skrupujt mungojnë, por gjithsesi deklarata e Sali Berishës sot për atë që i rri motamo marrvëveshjes me Athinën që rrëzoi Kushtetuesja, i bie që nëse PD-ja kur të vijë në pushtet ta rimarrë sërish atë pakt që u dogj.

Të paktën sot nuk e mohoi…

Next Post
GALERI / Kjo është motra e katërt Vjollca, që Luana dhe Marina “e mbajnë sekret”

GALERI / Kjo është motra e katërt Vjollca, që Luana dhe Marina "e mbajnë sekret"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In