• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyeja meskine e Kosovës për ta refuzuar Ballkanin e Hapur

by A R
12/06/2022 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jetlir Buja

Të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë janë pozicionuar kundër Ballkanit të Hapur. Fjalitë e çaraveshta të tyre nuk përmbajnë arsyen e vërtetë të këtij kundërshtimi. Kjo arsye – që unë e quaj meskine – shprehet në fund të këtij shkrimi.

Se kemi klasë politike provinciale e analfabete kjo është dëshmuar vazhdimisht. Por, papërgjegjësia e tyre po bëhet gjithnjë e më rraskapitëse: ndërrojnë krejt qëndrimet që i mbronin me pasion dikur (VV); formojnë qëndrime qesharake politike atypëratyshëm, me ngut e pa mendim (PDK); dhe i dalin kundër njëra-tjetrës nga pozicione të njëra-tjetrës (të gjithë).

Pra, tok së bashku, të gjithë liderët shqiptarë të Kosovës janë kundër Ballkanit të Hapur. Por, asnjëri nuk mund të ofrojë asnjë shpjegim të vetëm koherent për arsyen prapa këtij kundërshtimi. Përmendet – pa elaboruar gjatë – deficiti ynë tregtar me Serbinë. Serbia eksporton mallra drejt Kosovës më shumë se që eksporton Kosova drejt Serbisë, thonë ata. Merreni me mend! Pra, harrojnë krejtësisht – e ndoshta as që e dijnë – se vlera e eksporteve të Serbisë drejt Kosovës është vetëm 2% e eksporteve të përgjithshme ndërsa vlera e eksporteve të Kosovës drejt Serbisë është 8% e eksporteve të përgjithshme. Pra, deficiti tregtar është arsye qesharake (dhe më fyen edhe mua personalisht që më duhet ta them): Serbia ka ekonomi më të madhe, treg më të madh, prodhim më të lartë. E megjithatë, nëse e fusim në ekuacion vogëlsinë e ekonomisë tonë, ne përfitojmë më shumë se sa që përfiton Serbia. Përveç kësaj, ne ia shohim hairin – si qytetarë – madje edhe eksportit të mallrave serbe drejt nesh, sidomos në këtë kohë të rritjes alarmante të çmimeve.

*Natyrisht, nëse harrojmë krejtësisht se qytetarët janë njerëz përnjëmend dhe jo vetëm shifra në statistika atëherë perspektiva ndërron krejtësisht. Por, ta marrim të mirëqenë se na shohin si njerëz!

Një arsye deridiku e qëndrueshme për kundërshtim do të ishte thyrja e status quo-së në dialogun dhe raportet jonormale me Serbinë. Thënë në mënyrë të qartë, ne nuk duam të marrim pjesë në Ballkanin e Hapur sepse konsiderojmë që kjo do t’i zbehte peshën dialogut që zhvillohet tash e njëmbëdhjetë vjet në Bruksel. Na duhet njohja nga Serbia, dhe kjo nismë rajonale – që do të shtonte tregtinë dhe stabilitetin rajonal, e po ashtu edhe tregtinë dhe normalitetin mes Kosovës e Serbisë –  mund ta dekurajojë shtetin fqinj që të na njohë dhe të angazhohet përmbajtësisht në dialog. Të bëhemi sikur ky argument qëndron.

A e dini se kush është në pushtet aktualisht në Kosovë? Emri i tij është Albin dhe mbiemri i tij është Kurti. Prej shpalljes së Pavarësisë e këndej, ky politikan vazhdimisht ka argumentuar se si NUK NA DUHEJ njohja e Serbisë e nuk na duhej dialogu. Pra, status quo-ja nuk ishte në dëm të interesave tona por dialogu me kompromiset e bëra në të. A ka ndonjë shpresë për fundin e këtij dialogu? Retorika aktuale e Serbisë vetëm sa është përkeqësuar prej fundit të vitit 2018 kur i vendosëm tarifën doganore (taksa). Në anën tjetër, përkundër që i shkeli qëndrimet e mëparshme për mospjesëmarrje në dialog pa kërkimfalje e dëmshpërblime dhe përkundër që i plotësoi kushtin Serbisë që të mos i vendoste reciprocitet, Albin Kurti nuk ka ofruar ndonjë propozim konkret që duket i pranueshëm për Brukselin e Beogradin.

Prandaj, argumenti i forcimit të status quo-së politike nga prosperiteti rajonal ekonomik dhe normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi mund të përdoret nga LDK-ja e PDK-ja – të cilat vazhdimisht e kanë përmendur rëndësinë e madhe të dialogut –  por jo edhe nga kryeministri Kurti. Ballkani i Hapur – nëse e marrim të mirëqenë se forcon status quo-në në raportet me Serbinë – përbën një rast të jashtëzakonshëm për Kurtin që të çohet përpara qëndrimi politik se dialogu nuk është/do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit (prioritet i gjashtë a shtatë, deklaronte). E po ashtu, është i rëndësishëm edhe që të kemi një rritje domethënëse ekonomike që do të rriste mirëqenien qytetare.

Në fakt, e kundërta e plotë e këtij argumenti është e vërtetë. Status quo-ja nuk do të përforcohej por do të thyhej duke qenë se qarkullimi i përditshëm i njerëzve dhe mallrave do të ndërtonte ura komunikimi mes popujve dhe do të çonte drejt një normalizimi ekonomik. Askush nuk do të skandalizohej me shifrat e importeve nga Serbia, sepse secili do t’jua shihte hairin ose do ta shihte ku po ndodh hairi. Akuzat nacionaliste që shkëmbehen e këmbehen vazhdimisht nga politikanët tanë do të ekspozoheshin si patetike. Dhe, patetizimi i nacionalizmit është makthi që i fut dridhmat politikanëve tanë nacionalistë etnikë që e kanë të pamundur të rezonojnë jashtë saj. Normalizimi i raporteve nga poshtë, pra nga qytetarët e thjeshtë serbë e shqiptarë, do t’i merrte pushtetin krejtësisht atyre që janë lart mbi temën: liderëve.

Nëpër shtete liberale kjo ndodh vazhdimisht për tema të ndryshme. Pushteti është lëvizës, dhe kapet nga njerëz që dinë ta përdorin. Në shtetet joliberale, pushteti koncentrohet në pak duar pavarësisht nëse dinë ose jo që ta përdorin.

Tembrapshtën e dialogut dhe raporteve me Serbinë deri tash e ka ndihmuar edhe bashkësia ndërkombëtare. Edhe ajo, ka besuar që do të funksiononte pajtimi nga lart poshtë duke shpërfillur krejtësisht qytetarët e thjeshtë, interesat e tyre, e njëkohshëm edhe qytetarët realë që qëndrojnë prapa narrativave të dhimbjes që u eksploatuan pafund prej politikanëve. Meqë Ballkani i Hapur do të hiqte efektivisht kufijtë dhe do të rriste shkëmbimet, rrezikon seriozisht që të zbeh narrativat nacionaliste në qarkullim duke u dhënë më shumë pushtet në duar qytetarëve dhe interesave të tyre.

Nëse dikush dyshon që Ballkani i Hapur mund të ketë ndikim mbi politikëbërjen, atëherë e lus të mendojë për mënyrën se si nisi Bashkimi Evropian.

Next Post
Tentuan të kalonin kufirin me dokumentacion të falsifikuar, kapen në portin e Durrësit dy kosovarë

Tentuan të kalonin kufirin me dokumentacion të falsifikuar, kapen në portin e Durrësit dy kosovarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In