• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Fatmir Xhafajt dhe emërimit të Sandër Lleshit!

by Dritan Hila
29/10/2018 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila/ 

Para një jave, një njohës i mirë i mekanizmit të pushtetit dhe personazh i dorës së parë në këto 28 vjet tranzicion me thoshte se, Fatmir Xhafaj do të jetë ministër i Brendshëm deri në momentin kur Rama do të ndihet realisht i kërcënuar nga arrestimet e tij. Pyetjes sime, nëse do ta lejonin amerikanët, njeri i të cilëve Xhafaj është, iu përgjigj se SHBA-të prioritet kanë stabilitetin rajonal dhe vetëm në të tilla raste bëjnë ndërhyrje drastike siç ishte Berisha në ‘97-ën. Nëse Rama nuk i prek këto ekuilibra jashtë vendit, brenda vendit, ata përpiqen që të operojnë me të mundshmen.

Koha i dha të drejtë. Le të përpiqemi me një analizë larg budallallëqeve që gëlojnë në të tilla raste. Pas dorëzimit të vëllait tek autoritetet italiane, Xhafaj nuk ishte i kërcënuar ligjërisht. Ai vetë, pavarësisht thashethemeve të rrjetit, nuk ka qenë i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrës direkt apo indirekt në trafiqe. Çështja e vëllait të tij, ishte më shumë një arsye morale sesa operacionale. Politikisht, ai ishte njeriu më i besuar i amerikanëve dhe pastaj gjermanëve. Ndoshta për shkak të një qasjeje prej shtetari që Fatmir Xhafaj ka ndaj shtetit apo edhe të kompleksit për vëllanë e dënuar, ai ishte njeriu më intransigjent në luftën ndaj trafiqeve. Jo vetëm kaq. Ai nuk shquhej për zbatues të urdhrave të Ramës dhe ca më shumë shkatërroi edhe rrjetin e Tahirit në polici. Arrestimet e fundit, kishin mbledhur lakun në qafen e Vangjush Dakos. Bashkiaku i Durrësit tashmë nuk ka nevojë për dëshmi të tjera që është peng i krimit të organizuar në Durrës. Por ai është edhe padrinoja i PS-së në atë qark. Dako menaxhon rrjetet, tenderët dhe është nuni i shumë emërimeve në ndërmarrjet fitimprurëse të shtetit. Sa për shembull, drejtori i OSSHE, një gjigant me 250 milion euro buxhet investimesh, të cilat jepen sipas qejfit, është beniamin i Dakos dhe kandidati i mundshëm për Bashkinë e Durrësit. Kapja e përgjimeve të fundit, ku Dako vinte qershinë mbi tortë për lidhjet e tija me krimin, paniku që e kishte zënë bashkiakun e Durrësit, dhe frika e kryeministrit për arrestimin e beniaminit, e detyruan Ramën të shkarkonte ministrin e tij.

Zëvendësuesi i tij, gjeneral Lleshi është kandidati i duhur për të zëvendësuar Xhafajn për dy arsye. Së pari qetëson opozitën, pasi gjenerali në fjalë është edhe autor i planit për shpalljen e shtetrrethimit pas 21 janarit. Pra është njeri i afërt me enturazhin e PD-së.

Së dyti, ndal valën e arrestimeve që ka shpërthyer, ose e drejton në kah tjetër. Për këtë i ka të gjitha cilësitë: nuk merr vesh nga puna e policisë dhe është njeri i të gjitha sezoneve dhe stinëve. Ajo që pritet është se, si do të reagojnë ndërkombëtarët dhe a do ta detyrojnë Ramën të vazhdojë arrestimet vertikalisht.

Pasi shkarkimi i Fatmir Xhafajt (duhet të jesh profan të mendosh se Xhafaj ka dhënë dorëheqjen), është një shenjë jo e mirë, për ata që shpresonin se, policia vërtet nuk po merrej me gjoba parkimesh, por po godiste të fortët real të vendit.

 

Next Post
Muzikali i Broadway-it “Anastasia” del edhe në turne botëror

Muzikali i Broadway-it "Anastasia" del edhe në turne botëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In