• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsimi, “thembra e Akilit’ të pr/buxhetit 2018, ulen investimet, probleme dhe me kurikulat

by Java News
16/11/2017 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Viti 2018 ndonëse shënon një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2017, sa i përket investimeve në Arsim krahasuar me vitin 2016 ato kanë pësuar një rënie. Në këtë konkluzioon arrihet po të shikohet me vëmendje projektbuxheti i vitit 2018 që po dsikutohet në Kuvend. Buxheti i MASR në % të PBB është i ulët dhe larg objektivave të përcaktuara dhe për më tepër tendenca është në rënie për të gjithë periudhën 2018-2020. Ky është edhe konkluzioni në të cilin ka arritur Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, i cili në bashkëpunim me ekspertë të pavarur ka realizuar analizën rreth nivelit dhe shperndarjes se financimit për arsimin. Kjo analizë i është dërguar zyrtarisht edhe drejtuesve të grupeve parlamentare si dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare që kane si object të punës këtë sektor. Bazuar në analizën e të dhënave buxhetore del se shpenzimet e buxhetit për arsimin në % të PBB vërtetë rriten me 0.9% në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017, por po të shikohet më me kujdes trendi del se ato janë 0.7%më të ulëta se në vitin 2016.
“Kjo shifër tregon trendin rënës të investimeve në arsim. Për vitin 2018 fondet e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MARS-së) për arsimin parauniversitar (APU-në) janë 2.11% e PBB dhe 7.02% e shpenzimeve totale të konsoliduara. Objektivi i vendosur në strategjinë e APU është që ato të arrijnë në vlerën 2.73% e PBB, ose e thënë ndryshe të arrijnë në vlerën 9.43% e shpenzimeve të konsoliduara të buxhetit. Shpenzimet për nxënës për APU janë larg objektivit të parashikuar në strategji pasi: Përfshihen shpenzimet e MASR dhe transferta specifike për NJVQV”, theksohet në këtë studim.

Shpenzimet

Në raportin analitik të hartuar nga ekspertët nënvizohet se në Arsimin bazë në vitin 2018 do të shpenzohen 68.5 mijë lekë ndërsa në Arsimin e mesëm 74.2 mijë lekë. Krahasuar me planifikimin nëSAPU ku është vendosur objektivi politik që shpenzimet për nxënës duhet të jenë në nivelin e 92 mijë lekë. Tavanet e miratuara sipas PBA janë më të ulta se nevojat e sektorit sipas strategjisë për të gjithë periudhën 2018-2020. Por theksojmë se për vitin 2018 hendeku është më i ulët. Ai llogaritet në masën 5.85 pikë përqindje ose 16.3 milion Euro.

Shpërndarja e fondeve për vitin 2018

Në 2018 nga totali i fondeve të MRS për arsimin parauniversitar, 85.4 % ose rreth 180
milion Euro, do të shpenzohen per paga dhe sigurime. Shpenzimet kapitale të trupëzuara ose investimet, të cilat përfaqësojnë shpenzime në formën e parave të parapaguara ose detyrimeve për t’u paguar për berjen, ndërtimin apo zgjerimin e një aktiviteti të qëndrueshëm, zënë vetëm 8.0% të shpenzimeve të programit për vitin 2018 dhe janë planifikuar në masën 5.57% të shpenzimeve totale për vitin 2019. Ky zë ka një peshë të ulët në totalin e shpenzimeve për Arsimin Bazë. Shpenzimet për sigurimin i një arsimi cilësor për fëmijët në nevojë janë planifikuar më të ulta se shpenzimet faktike të vitit 2015 për të gjithë periudhën 2018-2020.

Mësuesit ndihmës

Sipas MASR sot ka mbi 300 mësues ndihmës, por është e rëndësishme të theksohet se këta mësues ndihmës nuk kanë formimin e duhur për rolin që ushtrojnë. Në Shqipëri ende nuk ekziston një kurrikul e përshtatshme universitare përpërgatitjen e mësuesve ndihmës me njohuritë, aftësitë dhe kompetencat profesionale që të mundësojë integrimin e fëmijve me aftësi ndryshe në komunitetin e një klase të zakonshme, theksohet në studim.
Për vitin shkollor 2016-2017 raporti i mësuesve ndihmës për fëmijë me aftësi të kuafizuara frekuentues të arsimit të detyrueshme ishte 1 mësues për 11 fëmijë, shumë larg një standardi të pranueshëm. Pesha e shpenzimeve që vendoset nga buxheti në shërbim të “rritjes së cilësisë së mësimdhënies, trajnimin e mësuesve, pajisjen e shkollave me laborator shkencorë e IT, krijimi i bibliotekave dixhitale, etj. është shumë të vogël
“Buxheti duhet të parashikojë që në kuadrin e mungesës së një kurrikule universitare deri në krijimin sa më shpejt të një të tille duhet që mësuesit ekzistues ndihmës të trainohen gjatë viti 2018. Laboratore fizike, kimie/Instalimi i platforme e-learning dhe pajisje me TABLETA dhe për kabinetet e informatikës (110 milion Lekë ose 827,068 Euro) 0.38% e buxhetit të APU. Buxheti për laboratorë duhet të parashikojë jo vetëm blerjen e pajisjeve, por dhe fondet për vënien në funksionim dhe mirëmajtjen e tyre. Biblioteka (20 milion Lekë ose 150,376 Euro) ose 0.07% e buxhetit të APU. Nisur nga eksperienca e tri viteve të fundit rekomandojmë që MASR duhet të bëj kujdes që buxheti për bibliotekat jo vetëm të miratohet, por dhe të ekzekutohet sipas planifikimit. Financimi për këtë zë duhet të rritet”, theksohet në raportin analitik për arsimin realizuar nga eskpertët e pavarur.

Konkluzione

 Programi Buxhetor Afatmesëm është hartuar mbështetur në Strategjinë e Arsimit Parauniversitar dhe mban parasysh objektivat e përcaktuara nga kjo strategji, por për disa nga produktet fondet e alokuara janë më të ulta se nevojat që ka përcaktuar SAPU
 Buxheti i MASR në % të PBB është i ulët dhe larg objektivave të përcaktuara. Tendenca është në rënie për të gjithë periudhën 2018-2020
 Buxheti i MASR në % të shpenzimeve totale të konsoliduara ka tendencë gjithashtu në rënie për periudhën 2019-2020.
 Shpenzimet e programit për nxënës janë 8.8% më të larta në arsimin e mesëm sesa në arsimin bazë, por ato janë më të ulëta se objektivi i vendosur në strategji për vitin 2018.
 Shpenzimet për sigurimin i një arsimi cilësor për fëmijët në nevojë janë planifikuar më të ulëta se shpenzimet faktike të vitit 2015 për të gjithë periudhën 2018-2020.
 Shpenzimet e buxhetit për trajnimin e mësuesve janë të ulta për të dy programet e APU. Në buxhet nuk ka një produkt të veçantë për trainimin e mësuesve ndihmës si dhe mbështetjen financiare për ta.
 Shpenzimet që planifikohen për rritjen e cilësisë së mësimdhënies janë të ulta për të dy programet dhe nuk janë të mjaftueshme për të arritur standardet e përcaktuara në secilin program. MASR nuk ka shpenzuar asnjë lekë për biblioteka për të dy programet për periudhën 2015-2017, pavarësisht se ka patur buxhet vjetor të miratuar.
 Shpenzimet për produktet e infrastrukturës zënë pjesën më të madhe të investimeve në të dy programet. Por konstatojmë që planifikimi në PBA për periudhën 2019-2020 bëhet me rreth 50% më shumë fonde se ato të parashikuara për vitin 2018, një nnivel financimi ky më i lartë se shpenzimet faktike për periudhën 2015-2016.

Next Post
Jovanoviç: Vuçiq duhet ta pranonte Kosovën po të ishte racional

Jovanoviç: Vuçiq duhet ta pranonte Kosovën po të ishte racional

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In