• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Arsimi, shëndeti, ushqimet…ja për çfarë harxhojnë më shumë shqiptarët

by Java News
30/10/2017 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për arsimim dhe më pak për ushqim. Janë këto dy të dhënat kyçe të Anketës së Buxhetit të Familjes 2016 publikuar nga Instituti i Statistikave.

“Në vitin 2016, shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.143 lekë. Totali i shpenzimeve për konsum është 56,1 miliardë lekë në muaj për 768.311 familje. Shpenzimet mesatare për konsum të një individi vlerësohet të jenë 19.591 lekënë muaj nga të cilat: 8.861 lekë për konsum ushqimor dhe 10.730 lekë për konsum jo-ushqimor Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF, në vitin 2016 është 4,2 % më i lartë se në vitin 2015. Rritja e çmimeve të konsumit regjistruar në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, është 1,3 %.

Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor në vitin 2016, a ka shënuar grupi “Ushqim dhe pije jo-alkoolike” me 3,5 pikë përqindje krahasuar me 2015, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin “Arsim” me 2,3 pikë përqindje”.

Referuar këtyre treguesve duket se jo rastësisht rritja vjen tek arsimi kur gjatë vitit 2016 patëm një rritje të tarifave mesatarisht me 10 për qind për kategorinë master niveli i parë dhe i dytë.

“Përqindja e buxheti të NjEF për grupin “Shëndet”, zë një peshë prej 3,4 % duke shënuar ulje prej 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Peshën më të madhe e zë blerja e medikamenteve me rreth 75,4 %ndërsa pjesa tjetër shkon për kujdes shëndetësor” thuhet në anketë lidhur me grupin e Shëndetit.

Më shumë shpenzime për restorante dhe mobilim
E ndërsa është ulur pjesa e shpenzimeve për ushqim duket se shqiptarët kanë rritur shpenzimet e tyre për restorante.

“Shpenzimet për grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, përbëjnë 3,4 % të buxhetit, në ulje me 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Nëngrupi “duhani” zë peshën kryesore me 62,6 %. Grupi “Restorante dhe hotele”, që përfaqëson konsumin jashtë shtëpisë, përbën 4,4 % të buxhetit tëNjEF, i cili regjistron një rritje me 0,8 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Brenda grupit, përqindjet e shpenzimeve për restorante përbëjnë pjesën më të madhe, 88,5 %, ndërsa shpenzimet për hotele vetëm 11,5 %” thuhet në anketën e INSTAT.

Rritja ka pësuar edhe grupi komunikim me 0.3% gjatë 2016 në raport me anketën e një viti më parë.
“Shpenzimet për grupin “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtja e tyre” zënë 5,0 % në strukturën e shpenzimeve mesatare mujore. Këto shpenzime regjistrojnë rritje prej 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Peshën më të madhe në grup e zënë artikujt shtëpiakë jo-afatgjatë, 70,6 %”

Më pak shpenzime edhe për veshje, por ulja modeste
Shpenzimet për grupin “Veshje dhe këpucë”, zënë 4,8 % të buxhetit total të cilat regjistrojnë ulje prej 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Nëngrupi “veshjet” zë peshën më të madhe në krahasim me nëngrupin “këpucë dhe të ngjashme” me një peshë prej 68,6 %. /Monitor/a.m.
shpenzimet-e-NJEF

Next Post
VIDEO / Sherr masiv në Korçë! Pesë burra, grushta e shkelma njëri-tjetrit

VIDEO / Sherr masiv në Korçë! Pesë burra, grushta e shkelma njëri-tjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In