• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsimi, mësuesit që kalojnë në fazën e dytë të testimit në Tiranë

by Java News
13/12/2016 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria Arsimore e Qarkut Tiranë ka publikuar listën e 347 kandidatëve, të cilët janë kualifikuar në fazën e dytë, që është aplikimi në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe më pas do t’i nënshtrohen testimit në datë 21 janar. Bashkëngjitur ID-së së tyre personale, kandidatët kanë pikët që kanë fituar nga vlerësimi i dosjes, si dhe të dhëna të tjera për profilin e lëndës. Ndërsa në Drejtorinë Arsimore të qytetit të Tiranës sipas drejtoreshës Arjola Byzyka, janë kualifikuar në fazën e dytë 789 kandidatë, të cilët duhet të bëjnë regjistrimin ‘online’ deri më datë 16 dhjetor 2016. “Në Drejtorinë Arsimore të Tiranës kanë aplikuar rreth 850 kandidatë, prej të cilëve 64 nuk janë kualifikuar për mungesë dokumentacioni. Ndërsa, 789 mësues të tjerë kanë kaluar me sukses vlerësimin e dosjes personale dhe kanë të drejtën të regjistrohen ‘online’ në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’. Më pas do t’i nënshtrohen testimit në datë 21 janar 2017”, – theksoi drejtoresha e Arsimit për qytetin e Tiranës, Byzyka.

KANDIDATËT &REGJISTRIMI
Të gjithë kandidatët që kanë kaluar me sukses vlerësimin e dosjes nga drejtoritë arsimore dhe zyrat arsimore përkatëse duhet të bëjnë regjistrimin ‘online’ në portalin “Mësues për Shqipërinë”, në linkun: mesues.arsimi.gov.al. Afati i fundit i regjistrimit është mesnata e së premtes, më 16 dhjetor 2016. Në dyja Drejtoritë Arsimore të Tiranës janë në total 1130 kandidatë që kanë kaluar me sukses në fazën e dytë. Në Drejtorinë Arsimore Rajonale Qarku Tiranë, Komisioni i Vlerësimit ka shpallur rezultatet e pikëve të marra nga dosja për 347 kandidatë, vlerësimin e të cilëve e gjeni në tabelat bashkëngjitur shkrimit. Çdo kandidat para se të bëjë aplikimin, duhet të ketë marrë formularin e pranimit pranë drejtorisë arsimore ku ka dorëzuar dosjen. Për të bërë të mundur regjistrimin në faqen ‘online’ të portalit “Mësues për Shqipërinë”, kandidatët duhet patjetër që të kenë marrë formularin nga drejtoritë arsimore përkatëse, pasi në një nga rubrikat që u kërkohet në regjistrim është edhe formulari i pranimit. Po ashtu, edhe 789 kandidatët e qytetit të Tiranës, që janë vlerësuar pozitivisht në dosje, duhet të regjistrohen në portal brenda afatit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, në mënyrë që më tej të hynë në provimin e janarit. Sipas drejtoreshës së Arsimit për Tiranën, një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve që do të hyjnë në provim janë kandidatë që janë testuar edhe vitin e shkuar, por nga frika se mos u ulet pozicioni në renditjen përfundimtare, ata po rifuten në provim.

TESTI
Sipas udhëzimit nr.40 të ministres Lindita Nikolla, “Për organizimin e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar”, mësuesit për të ushtruar profesionin duhet që t’i nënshtrohen testimit që do të zhvillohet nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”. Sa i përket strukturës së testit, ai ndahet në dy pjesë . Pjesa e parë e testit përmban dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet lëndore përkatëse, metodologjinë e mësimdhënies dhe të të nxënit në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Pjesa e dytë përmban përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatës. Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (30 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (40 pikë). Pas testimit, hartohet lista e kandidatëve për çdo profil/lëndë dhe liston kandidatët sipas pikëve të grumbulluara në testim. Këtyre pikëve u shtrohen dhe pikët e marra nga dosja dhe përpilohet një listë përfundimtare e pikëve të fituara. Faza e tretë e konkurrimit është zgjedhja e vendit të punës, ku përparësi i jepet kandidatit që ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve.
BW/d.i.

Next Post
Zgjedhjet maqedonase, Gruevski e Ahmeti i kanë vota për të mbetur në qeveri

Zgjedhjet maqedonase, Gruevski e Ahmeti i kanë vota për të mbetur në qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të rinjtë po eksperimentojnë me produktet e kanabisit

Të rinjtë po eksperimentojnë me produktet e kanabisit

January 3, 2026
Kina reagon ashpër ndaj veprimeve të SHBA në Venezuelë: Të respektohet e drejta ndërkombëtare!

Kina reagon ashpër ndaj veprimeve të SHBA në Venezuelë: Të respektohet e drejta ndërkombëtare!

January 3, 2026
Vrasja e gruas në Orikum, flasin familjarë të çiftit: Dyshohet se 44-vjeçarja u mbyt me fashetë!

Vrasja e gruas në Orikum, flasin familjarë të çiftit: Dyshohet se 44-vjeçarja u mbyt me fashetë!

January 3, 2026
Pse kapja e Maduros dhe gruas së tij mund të ketë qenë e negociuar?

Pse kapja e Maduros dhe gruas së tij mund të ketë qenë e negociuar?

January 3, 2026
Tragjike në Tiranë! E mori rrjedha e lumit, humb jetën 44-vjeçarja

Tragjike në Tiranë! E mori rrjedha e lumit, humb jetën 44-vjeçarja

January 3, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

S’ka më pagesa pa limit, hyn në fuqi tavani 500 mijë lekë për pagesat “në dorë”

January 3, 2026
“Ishte fshehur në fortesë”/ Trump për arrestimin e Maduros: Po dërgohet në New York me helikopter

“Ishte fshehur në fortesë”/ Trump për arrestimin e Maduros: Po dërgohet në New York me helikopter

January 3, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Nga Somalia në Iran, nga Siria në Venezuelë/ Të gjitha sulmet e nisura nga SHBA-të që kur Trump u bë president

January 3, 2026
Sulmi i Trump ndaj Venezuelës forcon pretendimet e Xi ndaj Tajvanit

Sulmi i Trump ndaj Venezuelës forcon pretendimet e Xi ndaj Tajvanit

January 3, 2026
Përfundon numërimi i votave në Durrës, Bylykbashi: Këtu Ramës i dështoi ‘memorandumi i Kuçit’

Ngec reforma zgjedhore, Bylykbashi: PS nuk ka vullnet politik për konsensus

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In