• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Arsimi dhe tregu i punës/ Sektorët që dominojnë ekonominë, vetëm 4 % të diplomave

by Java News
07/01/2019 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hendek i madh po zgjerohet vit pas viti ndërmjet sektorëve që dominojnë ekonominë si në PBB-ne dhe në punësim dhe sistemin arsimor në vend.

Sektorët e shërbimeve dhe bujqësisë formuan 66.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2017, ndërsa kontribuuan me 80.6 % të punësimit (42.4 shërbimet dhe 38.2% bujqësia), po të diplomuarit për këto degë zinin vetëm 4.2 për qind të totalit të diplomuarve në vitin 2017.

Gjithnjë e ma pak të rinj duan të studiojnë për veteriner, ekspert peshkimi apo agronom, teksa sektori i shërbimeve dhe hotelerisë thuajse mbetet tërësisht i papërfaqësuar në arsimin e lartë publik.

Të diplomuarit në këto degë po bien nga viti në vit duke i çuar disa degë specifikë që lidhen me bujqësinë drejt shuarjes. Në vitin 2013,  6.7 për qind e diplomave në arsimin e lartë ishin për bujqësinë dhe shërbimet, por kjo peshë po bie vit pas viti, teksa po çdo vit e më shumë diplomohen studentë në një treg që tashmë është i mbingarkuar.

Gjatë vitit 2017, 29.6 për qind e diplomave në arsimin e lartë u dhanë për ata që mbaruan degë të ekonomikut dhe juridikut, ndërsa sektori shëndetësie mori rreth 13.6% të diplomave të shpërndara më 2017.

Shkolla e lartë e infermierisë ka shtuar dukshëm diplomat në sektorin e shëndetësie. Për shkak të mundësive më të larta për punësim jashtë vendit ka një vërshim të studenteve në degët e infermierisë.

Shkolla e lartë e infermierisë është më e kërkuara në vitin akademik 2017-2018. Rreth 20 mijë studentë ndiqnin studimet në shollat e infermierisë dhe fakultetin e mjekësisë në të gjithë vendin, teksa në ekonomik dhe juridik sëbashku ishin rreth 300 mijë studentë vitin e kaluar.

Edhe pas 30 vitesh tranzicion sistemi arsimor në vend nuk po lidhet me prioritet kombëtare. Edhe pse qeveritë në dekadën e fundit i kanë shpallur prioritet sektorët e Bujqësisë dhe Arsimit ato nuk kanë azhornuar asnjë politike për të rritur forcën e kualifikuar të punës në këto sektorë dhe gjithashtu nuk i kanë kanalizuar fondet publike në shërbim të tyre.

Gjithnjë e më tepër sistemi arsimor në vend po riorientohet në nevojat që ofron tregu u jashtëm i punës se sa vendi./monitor

a.cupaj

Next Post
Dokumentet nxjerrin ‘zbuluar’ Tabakun, mori leje ndërtimi si nënkryetare Bashkie

Kandidate për Tiranën? Jorida Tabaku flet për sondazhet dhe emrat e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In