• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arsimi”, Boçi: Do ishte më mirë sikur Rama të mos kakariste sot, procesi i pranimeve një dështim

by Java News
06/11/2016 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas komunikimit javor të kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Boçi tha se procesi i regjistrimeve në universitete ishte një tallje me fund dramatik për maturantët. Boçi thotë se me sistemin e ri të pranimit në universitetet mbetën pa u plotësuar shumë kuota në degët më të preferuara.

Postimi i Boçit

Edhe një herë tjetër, nga “kamarja” e FCB, Rama mëtoi me bindë maturantët e opinionin, se procesi i pranimeve ishte një sukses i vërtetë. Çdo herë që dështon apo kërkon të mashtrojë Rama e ka bërë zakon të na flasë për të kundërtën. Procesi i pranimeve ishte një skandal i turpshëm.
Një tallje e sorollatje ekzemplare për maturantët. Me një fund dramatik për shumë të rinj e për vetë Universitetet.

Llomotit për sukses e përparim kur ka mbjellë veç kaos e mashtrim. Mijëra maturantë sot janë rrugëve m.gj.s ende mijëra kuota mbeten bosh. Një paradoks që vetëm një proces i çoroditur mund ta prodhojë.
⁃ I theu në besë maturantët tek i ndryshoi rregullat e mesatares, pa i informuar, duke hedhur në erë shpresat e ëndrrat e ngritura.
⁃ Zhvlerësoi investimin e tyre disavjeçar për lëndët e thelluara e të avancuara.
⁃ Zeroi lëndët më zgjedhje.
⁃ I futi në një kalvar katër mujor, me dy raunde, 8 faza e 5 VKM-ra e udhëzime qesharake dhe idiote.
⁃ I shkeli meritën e i nëpërkëmbi preferencën, tek i detyroi të regjistroheshin me përdhunë në degë te padëshiruara.
⁃ I fshehu të vërtetën dhe stimuloi klientelën.
⁃ Ja nënshtroi procesin institucioneve joligjore AKP e RASH, duke e nxjerrë nga shinat procesin.

Si rezultat i kësaj, si asnjëherë në këto 25 vite, u mbyllën degë shumë të kërkuara si LOGOPEDI në Universitetin Mjekësor dhe mbeten pa u plotësuar degë elitare si FARMACI, STOMATOLOGJI, IMAZHERI etj. Si asnjëherë në këto 25 vite kuotat në degët e FAKULTETIT EKONOMIK të gjithë Universiteteve publike, mbeten pa u plotësuar, në numra të konsiderueshëm. INXHINIERITË gjithashtu mbetën të paplotësuara, m.gj.s janë diplomat më të kërkuara.
SHKENCAT E NATYRËS e njëjta situatë. Por dhe TIK e GAZETARI që hyjnë tek të preferuarat, mbetën bosh.  E gjithë kjo katrahurë ndodhi, sepse ata që i kërkuan e i kishin të preferuara, u degdisën ose tek privati, ose në degë dytësore.  I detyroi sistemi i përçudnuar i imponuar nga MAS. I detyroi Rama që sot çirret për sukses. Të regjistruarit e fundit në këto degë kanë mesatare të mjerueshme.
Në UV ju shkruajt nekrologjia dy degëve tradicionale, KIMI me 13 të regjistruar dhe FIZIKË me 9 të regjistruar. Shumë të tjera në vdekje klinike.
Po kështu në UGJ mbyllen GJUHË-LETËRSI, MATEMATIKË-FIZIKË, EKONOMI-TURIZËM, MATEMATIKË-INFORMATIKË, FIZIKË-TEKNOLOGJI INFORMACIONI.
Cilën nga këto “arritje” quan Rama sukses!!!???
Me siguri quan sukses atë që la mijëra të rinj pa të ardhme, duke ia dorëzuar rrugës, duke i shtyrë drejt emigrimit pa kushte, drejt skllavërimit të bandave të kanabisit, apo drejt krimit ordiner e atij të organizuar. Kjo në fakt është foleja e tij, aty ku është kyçur vetë Rama dhe nga ku gjen modelet që kërkon t’i imponojë të rinjve. Më mirë do ishte mos kishte kakarisur sot, për këtë proces dështak. Do dilte të paktën, vetëm njëherë përgjatë kësaj qeverisje, i ndershëm.

Next Post
U përdhunua nga babai, 15-vjeçarja ikën nga banesa

Detajet/ Denoncoi një përdhunim, si e kishin abuzuar 2 djemtë e FB-së, 22 vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Rilinde partinë, në 22 Mars zoti Berisha

March 18, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

March 18, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In