Nga Prof. Aleko Miho*
Protesta e studentëve ka shkundur gjithë shoqërinë shqiptare, duke filluar nga politika, qeveria dhe pa diskutim edhe gjithë stafin akademik në institucionet tona. E thënë ndryshe sot institucionet tona kanë mbetur si ‘mulliri pa ujë’, në një udhëkryq që asnjë nuk mund të thotë se ku e ka fundin. Cilat janë arsyet që e kanë ҫuar këtu gjendjen unë i kam shkruar edhe më parë, ashtu si shumë kolegëtë tjerë. Këtu dua të thellohem më shumë në atë qëështë gjendja sot dhe cila do të ishte rruga e duhur për përballimin e kësaj situate.
Plan masash për kërkesat e protestës
Qeveria duhet të dalë sa më shpejt me një plan masash për përballimin e zgjidhjes për secilën nga pikat e kërkuara. Unë nuk dua të komentoj se sa të drejta dhe të mundshme janë ato, por jam i bindur se janë produkt i një gjendje që kërkon patjetër rrugëzgjidhje. Asgjë nuk mund të zgjidhet me replika dhe kundër-replika, me ndarje të fajit dhe gjetje të fajtorit, aq më shumë kjo nëpër portale. Unë mendoj se disa prej kërkesave mund të gjejnë plotësim të shpejtë, të tjerat mund të zgjidhen duke vënë afate kohore dhe detyra ndaj palëve të interesuara, ministrisë për arsimin, institucioneve të arsimit të lartë dhe stafit përgjegjës përkatës. Nuk duhet harruar se kjo forcë politike para se të vinte në pushtet premtoi shumë për arsimin në përgjithësi dhe arsimin e lartë në veçanti. Por ajo ndihmoi realisht jo sa duhet me mbështetjen e saj për shëndetësimin e arsimit, për reformimin si duhet, si nga ana financiare dhe nga ana e rregullave.
Nuk dua t’i imponoj protestuesit pasi ata janë vetë të ndërgjegjshëm për atë që bëjnë, por çdo lëvizje për një kauzë të tillë nuk mundet të mos konkludojë në një përfaqësim tëmirë të tyre, e cila mund të ulet në tavolinëpër zgjidhjen e kërkesave, në një plan masash konkret,përfaqësi e denjë, emençur, këmbëngulse, por dhe shumëe aftë. Po kjo gjë mund të thuhet edhe për gjithë drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë. Unë uroj qëtë gjendet‘shkopi magjik’ dhe të përmbushen gjithë kërkesat, por asgjë nuk mund të bëhet pa u ulur rast pas rasti, me qeverinë, me profesoratin, me palë të tjera tëshëndetshme të interesuara në këtë proces reformimi, për të gjetur rrugët më të mira, për të parëpërvojat më të mira, për të gjetur mundësitë më të mira për përmbushjen e secilës pikë, për të vënë afatet e duhura për secilën prej tyre, dhe së fundi për të ndjekur hap pas hapi që ato të përmbushen sipas planit të masave tëmirëcaktuar më parë. Dua të kujtoj se, jo vetëm jashtë, por edhe në Shqipëri, historia njeh lëvizje që kanë pasur si pikësynim progres, por pastaj kanë hyrë në hulli të errëta dhe jo të dobishme për zhvillimin e vendit.
Vizion ndryshe për arsimin e lartë
Unë kam bindjen se protesta e studentëve dhe shërimi i gjendjes në arsimin e lartë nuk zgjidhet me përmbushjen e atyre pikave që studentët i kanë hedhur në letër, të cilat unë vetë nuk di se si e qysh i kanë strukturuar! Ndoshta edhe vetë studentët në protestë nuk e dinë mirë këtë! Por ajo që mund të thuhet është në gjithë këto vite tranzicioni numri i studentëve që ndjekin shkollën e lartë erdhi në rritje, sot deri në 140 mijë. Numri i institucioneve erdhi gjithashtu në rritje, sot 16 IAL publike dhe 26 IAL private. Mbështetja nga buxheti i shtetit nuk ka qënë në përputhje me këtë shtim të numrit të studentëve dhe të institucioneve, për të shtuar hapësirat universitare, për të përmirësuar kushtet e mësimit dhe të qëndrimit, për të motivuar si duhet stafin mësimor-shkencor etj. Kjo mbështetje tek sistemi privat bëhet plotësisht nga individi, që paguan në hyrje një shumë jo të vogël për ekonominë e varfër shqiptare. Kurse në sistemin publik – më kryesori në barrën e arsimit të lartë – mbështetja vjen pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga individi. Po të shohim shtimin në vit të tarifës për student nga të dyja burimet, buxhet dhe individ, tarifa nga individiështë shtuar mëshumë. E megjithatë, pagesa e përgjithshme për student në vit në sistemin publik në vitin 2017 ishte rreth 650 Euro, e shtuar disi për vitin 2018 në rreth 700 Euro në vit. Bindja ime është se kjo vlerë është shumë e ulët për të përmbushur një arsim cilësor si duhet për kohën, sidoqoftë mënyra e menaxhimit të fondeve, sado i mirë të jetë ligji i arsimit të lartë dhe rregullat përkatëse.
Në një situatë të tillë lindin pyetjet: A ka vërtet Shqipëria nevojë për 140 mijë diploma, prej të cilave 123 mijë nën mbështetjen e buxhetit të shtetit? A janë bërë ndonjëherë nga ministria përgjegjëse se sa janë realisht nevojat për specialistë të lartë në vend në vit, mbi të cilat të ndërtohet gjithë sistemi kuotave, dhe gjithë sistemi për mbështetjen e tyre, për hapësirat e duhura, për hapësirat e mirëpajisura, për kushte mësimi dhe kërkimi, për bursa, për cilësinë e librave, pse jo dhe për rrogat për motivimin e stafit? A ka vërtet Shqipëria nevojë të mbajë në punë 16 IAL publike, me gjithë kërkesat që përmenda më parë? Dhe ajo qëështë më e rëndësishme për mua, është pyetja se a është zgjidhja e duhur që në Shqipëri bashkë me 16 IAL-të publike të bashkëjetojnë edhe 26 IAL private? A jemi të sigurt që këto dy sisteme ndihmojnë që të kemi realisht njëarsim të lartë cilësor?
Përmirësime në ligj dhe nëakte nënligjore
Si ligji dhe aktet e tjera që lidhen me arsimin e lartë duhet të jenë në përputhje me një vizion ndryshe. Nëse realisht duam një arsim të lartë cilësor ne duhet të njohim sa janë realisht nevojat tona për këtë, por dhe sa janë mundësitë tona reale. ‘Asgjë në univers nuk del nga hiçi’, thotë një ligj madhor i termodinamikës. Në 28 vite politikëbërja dhe gjithëshoqëria shqiptare e gënjeu rininë duke e nxitur të shkojë për të marrë një diplomë, duke shtuar kuotat, duke shtuar institucionet në numër, si ato publike, por dhe ato private, por pa i mbështetur ato me infrastrukturën e duhur, me fondet e duhura, por thjesht duke i akredituar ato, si universitete, si fakultete, si departamente, si diploma bachelor, master, por dhe si kurse doktorate e më tej. Nga ana tjetër, asnjëherë në vite të gjitha këto nuk janë audituar sa duhet dhe si duhet për cilësinë, as nga brenda vetë institucionit dhe as nga jashtë tij. Palët në heshtje kanë qënë të kënaqura, por në dëm të studentëve, shumë prej të cilëve paguajnë një kuotë parash për të marrë një diplomë që nuk dihet në se do t’ju hyjë ndonjëherë në punë!
Duhet menduar për një ligj të arsimit të lartëapo amendime të ligjit aktual, dhe për gjithë paketën përkatëse që të displinojë mirë hyrjen në shkollën e lartë, por dhe shëndetësimin e sistemit, me hapësira, me fonde për mësim dhe kërkim sipas standardeve, staf të zgjedhur dhe të motivuar, dhe auditim për gjithë performancën e tyre. Çdo ligj që hartohet nuk mundet të mos shoqërohet edhe me një faturë financiare për zbatimin e tij, dhe kush do ta paguajë atë. Shpesh ligjet tona sado të përkryera të jenë nuk japin ndikim pasi u mungon nga pas fatura financiare.Këtu duhen shkruar qartë ca rregulla lidhur me rekrutimin sa më cilësor të stafit,si në IAL-të publike dhe private, nepotizmin, figurën morale etj. Ligji aktual duhet të rishqyrtojë dyzimin e ndarë të pushteteve nëpër IAL, mësimdhënie-administrim.Nuk mundet që nënjëndërmarrje si drejtori dhe shefi i administratës të jenë njëlloj në funksion! Këtu do përmendja dhe rishikimine rregullores së zgjedhjeve në IAL, e cila nuk mund të jetë ‘bardhezi’, pa futur në lojë rregulla të meritës shkencore. Personalisht do këshilloja emërim me dosje të përgjegjësave të njësisë bazë, ose me rotacion mes grupeve mësimore; votimi në departament sjell më shumë ndasi mes stafit se cilësi në zgjedhje. Po këto rregulla duhet të jenë më të qarta, dhe në funksion të rritjes së cilësisë si në sistemin publik, dhe në atë privat, si për hapjen dhe për mbylljen e kurseve të studimit në gjithë nivelet, për ngarkesën mësimore, për organizimin e grupeve mësimore (leksione, laboratore, seminare praktika etj.), për formimin shkencor, lëshimin e gradave dhe titujve akademikë etj. Ende nuk dimë se si do jetë performanca nga gjithërregullat e miratuara në funksion të zbatimit të ligjit 80(2015) të arsimit të lartë, por disa prej tyre nuk janë në funksion të rritjes së cilësisë. Për më tepër edhe protestat e studentëve erdhi nga po një vendim imenduarjo mirë.
Ka të tjera akte që kërkojnë përmirësim. IAL-të në vetëvete kanë autonomi financiare, por sa mundet që kjo autonomi të shkojë edhe brenda vetë institucionit, me sa më pak burokraci në përdorimin e fondeve, me sa mëzhdërvjelltësi, më shumë transparencëetj. Institucioni i bën gjithë blerjet për nevojat e veta, apo gjithë fondet për investime sado të vogla apo të pjesme qofshin, nëpërmjet adiminstratorit në rektorat, kur shumë prej blerjeve apo investimeve mund tëbëheshin nëpër fakultete, pse jo deri dhe nga vetë njësia bazë. Mendoj se një mënyrë e tillë e përqëndruar përdorimit të fondeve ka shpërdorime, blerje për së shumti, vonesa si në blerje apo dhe investime,mungesa në zëra dhe cilësi etj. Ligji i arsimit lejon autonominë brenda vetë insitucionit, por thonë që këtu është ligji i prokurimeve që bie ndesh, dhe nuk lejon për një gjë të tillë. Edhe pse një pjesëtë mirëtë fondeve institucioni i siguron nga studentët, përsëri ato në hartimin e buxhetit përfshihen si fonde publike, dhe trajtohen si të tilla, në gjithçka përdoret prej tyre. E thënë ndryshe një profesor nuk mund të blejë vetë një shishe Naphrax që nuk duhet për gjë tjetër veçse për të punuar me studentët diplomantë, pa e kaluar këtëkërkesë në listën super të gjatë të gjithë kërkesave që mblidhen nga gjithë departamentet, ecila tenderohet në rektorat, pa e ditur nëse blerja do të kryhet apo jo! Pa folur këtu për investim për riparim ndërtesa, auditorë tip hoteleri, për salla tip kinema, aspak cilësore dhe të denjë për një mësimdhënie cilësore. Pa folur gjithashtu për ndonjë investim apo riparim të vogël që nevojitet urgjent, apo për ca nevoja të rëndomta që duhen në laboratorët tanë për materiale biologjike. Pra flitet për autonomi nga njëra anë dhe kjo pengohet nga ana tjetër, po nga vetë rregullat tona!
Brenda vetë institucionit
Ështëlehtë të flasësh për atë që duhet të bëjë politika, qeversisja në vend, por institucionet vetëkanë shumë përgjegjësi që ka dy javë që ‘kupa u mbush’, që ‘nuk mban më ujë pilafi’, thotë populli. Kjo në shumë drejtime, duke filluar që nga cilësia e mësimit (planeve, programeve lëndore, leksioneve, seminareve, praktikave, punëve të kursit, diplomave etj.); kërkesa gjatë gjithë vitit dhe vlerësimi si duhet i studentit; cilësia e rekrutimit të stafit dhe kualifikimi në vazhdim i tij, qoftë në mësimdhënie, por dhe në kërkim; cilësia në hartim leksionesh, tekstesh për mësim, por dhe cilësia nëdiskutim dhe oponencë tëplaneve, programeve, leksioneve të shkruara apo teksteve, por dhe të punëve të diplomës, të doktoratës, të dosjeve, të titujve akademikë. Unë mendoj se këto në gjithë hallkat e tyre në vite kanë çaluar dukshëm. Nuk kanë munguar brenda nesh rastet e plagjaturës apo autoplagjaturës, pse jo dhe të pseudoshkencës; ne ende në gjithë këto vite nuk njohim peshën e punës sonë shkencore, dallimin e saj nga pseudoshkenca, matjen e volumit të punës shkencore, vlerësimin e cilësisë së saj etj. Por jo vetëm kaq, këtu ka shumë rëndësi procesi zgjedhor i mbështetur tek aftësitë, jashtë ndarjeve mes grupeve, mes interesave të vogla e meskine. Autoritarizmi i tepruar tek drejtuesit e zgjedhur nuk është aspak i denjë për një institucion të arsimit të lartë. Nga sa më sipër, para se të na gjykojnë të tjerët nga jashtë, apo studentët nga bulevardi, ne duhet të jemi të aftë të marrim në analizë veten dhe përmirësojmë punën tonë në funksion të një cilësie sa më të mirë në mësim dhe kërkim. Unë mendoj se brenda nesh ka mjaft cilësi pozitive për ta bërë një gjë të tillë.
Po studentët çfarë duhet të mbajnë dhe tëbëjnë?
Këtu dua t’i drejtohem opinionit të shëndoshë të studentëve, atyre 30-40 studentëve (nga 100 që ka i gjithë grupi) që i gjej të ulur gati për të dëgjuarleksionin,kur unë shkoj në auditor para orës 8 të mëngjesit, edhe pse kushtet e sallës nuk janë tamam ato që duhen. Atyre studentëve që kur dal me ta në praktikë të ndjekin nga pas për të mësuar dhe mbledhur sa më shumë gjatë punës në terren. Nëse ata kërkojnë realisht një arsim të lartë cilësor, edhe ata kanë përgjegjësinë e tyre, dhe janë padiskutim palë e rëndësishme në këtë proces. Shtimi tej kufirit i kuotave që përmenda më sipër ka sjellë në universitet edhe shumë studentë aspak cilësorë. Një përqindje jo e vogël e studentëve që lejohet të vijë në shkollën e lartë nuk e meritojnë të jenë të tillë; shumë prej tyre duan me çdo kusht të marrin provimet dhe diplomën, por pa u lodhur në punë për të përmbushur kërkesat e planit studimor të zgjedhur. Janëjo pak studentët që e ndjekin shkollën si me pahir, që më shumë kërkojnë të rrinë jashtë se ta ndjekin rregullisht atë, që nuk lexojnë para se të vijnë në seminare, laboratore apo në provimin e lëndës. Nuk janë të paktë studentët që vijnë në shkollë pa një çantë shkolle, pa fletore shënimesh, pa një libër pune dhe studimi, pa folur edhe për shfaqje të tjera jo në dobi të cilësisë së mësimit. Kjo mënyrë të ndjekuri dëmton shumë edhe gjithë pjesën tjetër të studentëve që vijnë në shkollë për dije dhe për t’u bërë sa më të aftë për të ardhmen e tyre. Nuk di sa është në dijeni vendimmarrja, shoqëria dhe familjet për këtë dukuri shtesë në dëm të mbarëvajtjes në arsimin e lartë.
Nga ana tjetër, shumë prej studentëve që vijnënë shkollën e lartë kanë rezultate shumë të mira nga shkolla e mesme, por që në auditorët tanë kthehet në një cilësi shumë të dobët, me shumë nota të ulëta dhe shumë mbetës. Është ky kontigjent studentësh që nuk ‘lë gur pa lëvizur’ për të marrë një notë kaluese, madje ndonjëherë kërkojnë edhe më shumë, jashtë meritës, duke i ‘hyrë në pjesë’ pjesës tjetër që punon me pasion, këmbëngulje dhe lodhet për të marrë maksimumin nga ajo që ne japim në auditoret tona. Kjo do të thotë që fiktiviteti i cilësisë dhe i notës fillon që nga shkolla e mesme, ndoshta më tej në arsimin parauniversitar. Edhe për këtë nuk di sa është në dijeni dhe e ndërgjegjshme vendimmarrja dhe gjithë shoqëria jonë. Unë këtu i drejtohem pikërisht pjesës së shëndoshë studentore që nuk duhet vetë të lejojë një gjendje të tillë, dhe të bëhet palë në reformim për cilësinë e mësimit, duke u bërë pengesë edhe në lëshimin e notës jashtë meritës, dhe më shumë akomanë blerjen e saj!
Universiteti publik nuk meriton aspak të përdhoset
Është keqardhje që në gjithë këto ditë kemi dëgjuar vetëKryeministrin, por dhe të tjerë në protestë apo në panele në media që etiketojnë institucionin publik me fjalë nga më të rëndat. Dhe kjo nuk është hera e parë! Si mund të flitet me këtë përçmim ndaj institucionit më të madh të dijes në vend? Sa shumë dëm i bëjnë vendit me atë që thonë! Sa shumë dëmton kjo vetë të ardhmen estudentëve dhe të mijëra të tjerëve që kanë sot diplomën e universitetit publik, kushdo qoftë! Si mundet që, për shumë shqetësime të mbledhura në vite, apo për ata shembuj negativë që mund të ketë në secilin nga institucionet tona, të baltoset gjithë institucioni, gjithë stafi që me shumë heroizëm, në kushte minimale, punon aty në vite për të dhënë dije. Vendi mbahet sot nga ata të diplomuar të këtij institucioni! Shumë të tjerë të diplomuar në këtë ‘palo institucion’ punojnë me shumë dinjitet nëpër të gjithë botën. Secili nga studentët ka bindjet e veta dhe nuk dua t’i imponoj, por universiteti publik nuk meriton aspak të përdhoset! Universiteti publik mund të jetë i varfër, por ka punuar dhe punon me shumë dinjitet, përkushtim dhe sakrificë. Ai mbetet gjithmonë tempull i dijes në këtë vend, dritë të cilën kërkojnë ta zbehin sa të mundin e më shumë për fat të keq pushtetarë dhe të tjerë zhurmues! Ndoshta kjo nga padija, ndoshta me qëllim konkurence, ndoshta pse jo edhe për të sunduar më mirë!
Unë e uroj lëvizjen studentore të përmbushë kërkesat dhe gjithmonë kam besim në sjelljen e saj demokratike, ashtu si vërtet do të ishte e denjë për institucionin e dijes që studentët përfaqësojnë, por do të ishte dhe shpresë për gjithë vendin! Mbetem me shumë besim se vetë studentët, por dhe gjithë palët e tjera në këtë proces do të gjejnë forca dhe rrugëzgjidhje për këtë kauzë të përbashkët!
*Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Tel.: 068.2707208; e-mail: al********@fs**.al