• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsenali i kushton dokumentar Shkodran Mustafit

by Java News
19/05/2017 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkodran Mustafi është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për Arsenalin, që tani kanë bërë edhe dokumentar për shqiptarin.Në një dokumentar të shkurtër për Arsenal TV, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka treguar vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar gjatë karrierës për të arritur në këto nivele, i cili është ndër më të mirit në pozitën e tij.

Në fillim të dokumentarit, Mustafi flet për gjyshin, babain dhe prejardhjen, i cili më pas tregon vështirësitë që ka kaluar si fëmijë.“Gjyshi erdhi në Gjermani për punë nga Shqipëria. Babai im gjithashtu ka lindur atje, por si katër vjeçar shkoi në Gjermani ku edhe është rritur”, tha fillimisht Mustafi.

“Nuk është lehtë kur vjen nga një vend tjetër, sidomos për gjyshin e babain. Jam i lumtur që jam rritur me mundësitë që gjyshi dhe babai im kurrë si kanë pasur”, shtoi ai.“Kam ëndërruar gjithmonë që një ditë luaj në Premierligë”, u shpreh Mustafi në këtë dokumentar të shkurtër.

Mustafi tregon për kohën e vështirë që ka kaluar te Evertoni, që pavarësisht se është lavdëruar nga trajneri, ai nuk ka luajtur edhe shumë, që e ka shtyrë arë të largohet drejt Serisë A në vitin 2012.“Ishte e vështirë për mua. Po luaja mirë, por nuk kisha minuta. Trajneri kishte vetëm fjalë të mirë, por nuk luaja shumë, ishte koha të largohesha drejt të Italisë”, u shpreh më tej ai.

“Ishte e vështirë në një shtet tjetër, njerëz tjerë, kulturë tjetër, gjuhë tjetër, futboll krejtësisht tjetër, por duhej të rrezikoja dhe të shfrytëzoja këtë mundësi që Sampdoria më dha”, theksoi më tej Mustafi në këtë dokumentar.

Nga Sampdoria, ai kaloi te Valencia në vitin 2014, ku për dy vite, arriti t’i tregojë botës se është lojtar me të ardhme të ndritur, duke shtyrë Arsene Ëengerin që ta transferojë në “Emirates”.

Sot, Mustafi është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm te Arsenali, pavarësisht se ende nuk ka një vit që është transferuar në Angli, ku ka bërë 34 paraqitje dhe ka shënuar dy gola. Ai është shumë i dashur edhe nga tifozët dhe shpreson që të qëndrojë sa më gjatë në Premierligë, citohet ”Gazeta Express”. (b.an)

 

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Krimi ekonomik prangos dy persona në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In