Policia ka arrestuar një shtetas në fshatin Çepan në Skrapar, pasi i janë gjendur në shtëpi një arsenal armësh pa leje si dhe një sasi e vogël lënde narkotike, kanabis sativa.
Në pranga ka rënë Bashkim Arapaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur 5 pushkë, një bajonetë si dhe një sërë municionesh për armët.
Bashkim Arapajt iu gjetën:
2 armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm;
2 pushkë sportive;
1 armë gjahu (çifte);
16.5 gram lëndë narkotike kanabis;
1.071 fishekë modele të ndryshme;
5 krehër pushke model 56;
1 thikë bajonetë;
si dhe 1 shënjestër optike.
/b.d