• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Arsenal armësh në Kosovë, eksperti i sigurisë: I përkasin kriminelëve të mbështetur nga Serbia

by A R
15/05/2024 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi ka dhënë detaje mbi gjetjen e arsenalit të armëve në veri të Kosovës. Elezi  në një lidhje Skype me RTSH 24, deklaroi se armët i përkasin kriminelëve të mbështetur nga Serbia.

Por Elezi shtoi se, municione ka edhe në komuna të tjera në veri të Kosovës dhe për të cilat autoritetet duhet të punojnë dhe sigurojnë informacione me qëllim mospërdorimin e tyre në aktivitete të dhunshme, sikurse ishte sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

“Në bazë të informacioneve që kemi nuk është Sveçan vendi ku serbët terroristë që mbështeten nga Beogradi zyrtar,  dhe Moska zyrtare janë të vendosur apo kanë baza armatimesh të ndryshme. Ne besojmë se armatime të tilla ka dhe në 3 komuna të tjera me shumicë serbe në veri të Mitrovicës dhe të tjera jug të republikës së Kosovës dhe policia duhet të punojë për të siguruar informacione edhe për vende të tjera për armatime luftarake që mund të jenë në zona të caktuara dhe mund të përdoren në aktivitete të dhunshme, sikurse ishte dhe rasti në Banjskë”, tha Elezi.

Por gjetja e disa uniformave të Policisë, për Elezin është një kambanë alarmi, pasi sikurse theksoi ai, ekziston rreziku që grupe kriminale apo ish-zyrtarë të policisë së Kosovës, t’i përdorin për të shantazhuar qytetarët e të mos pikasen nga autoritetet.

“Ky është shqetësimi më i madh se vetë gjetja e armatimit. Ekziston rreziku që grupe kriminale, ish-zyrtarë të policisë së Kosovës, të përdorin mjetet e policisë së Kosovës për të shantazhuar, zhvatur qytetarët për të kryer operacione policore dhe të mos vërehen nga qytetarët dhe autoritetet e zbatimit të ligjit.

Qytetarët në veri të Mitrovicës nuk e dinë kush është apo jo zyrtar dhe posedimi i uniformave është cenuesi më i madh i sigurisë.

posedimi i uniformës së policë krijon mundësinë të organizimit të aktiviteteve të ndryshme të sigurisë nga këto grupe kriminale pa u vërejtur nga strukturat ndërkombëtare të sigurisë në veri të Kosovës, si KFOR dhe të cilët mund të mos i njohin efektivët”, theksoi ai.

Mbrëmjen e djeshme (15 maj) autoritetet e Kosovës kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme municionesh në pjesën veriore të vendit, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

/a.r

Next Post
Shkarkimi nga detyrat i dy deputetëve nga Bardhi, shpërthen Murrizi: Kaq trapa na mendoni të gjithëve?

Kush po pret fundin e Berishës? Murrizi liston emrat: Bardhi, Këlliçi dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In