• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arroganca Rama dhe impotenca Basha & Mona

by Arben Manasterliu
06/04/2018 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu/

Pas rënies së komunizmit vetëm dy momente do mbahen mend në historinë e këtij vendi, dhe vetëm pak njerëz do mbeten protagoniste të kësaj historie: ata që kontribuan në rrëzimin e sistemit të Enver Hoxhës në vitin 1990, dhe ai, ajo, apo ata që do rrëzojnë Edi Ramën. Rrëzimi i Edi Ramës do jetë moment historik dhe cilido që do e arrijë këtë do hyjë pa asnjë dyshim në historinë e politikës Shqiptare.

Dihet nga të gjithë ata që e njohin që pavarësisht ambicjeve personale për pushtet, privilegjeve, etj, Rama e nisi rrugëtimin e tij me bindjen që di ta qeverisë këtë vend më mirë e në mënyrë më moderne se sa paraardhësit e tij “të prapambetur e pa vizion” siç mund ti ketë konsideruar ai. Dhe, ishte i bindur që do bënte e do të hynte në histori. Rama është ende në qeverisje, dhe këtë dëshirë e aspiratë, ëndërr e fantazi, tashmë e ka të humbur. Ka dështuar përpara historisë dhe pritshmërive të tij për të qenë në të – dhe ky fakt po e çmend.

Si makievelist shembullor, Rama e di fare mirë këshillën e Makiavelit, që: Është mirë nëse populli të do dhe të ka frikë, por nëse nuk i arrin dot të dyja këto, është më mirë të të ketë frikë. Sepse frika është ndjenjë më e fortë se sa mirënjohja.” Dhe duke e ditur të vërtetën shumë të hidhur që populli nuk e do më, po përpiqet të qëndrojë ende në pushtet me anën tjetër të medaljes, me frikën. Por, ditët e fundit, madje sa herë bëhen protesta, është vetë Rama që frikësohet i pari.

Po kush do e hedhë nga pushteti Ramën? Nuk do jetë as Basha e as Mona, por vetë arroganca e Ramës. Ajo arrogancë kolosale e tij dhe e qeverisjes së tij do jetë edhe mundësia e artë për dikë pranë e tij, i cili si Kasius dhe Bruti do e eliminojnë politikisht Cezarin Edi Rama. Por ndryshe nga Cezari i Romës, kryeministrin e Shqipërisë nuk do e përmendë as historia e as ndonjë penë e artë për ti kushtuar dy rreshta. Thjeshtë do jetë subjekt shakash e barsaletash nëpër kafenetë e shumta anë-e-mbanë Shqipërisë.

Ka zëra që puçistët janë shumë pranë tij dhe kanë bekimin e Vëllait të Madh. Le të presim e të shohim se si do shpaloset drama.

Në krahun tjetër kemi çiftin Basha – Mona, një shartim i çuditshëm opozitar. Të dy të tredhur përpara opinionit të shqiptarëve. Të dy impotentë për të rrëzuar një kryeministër që krahason popullin e tij me organin gjenital mashkullor, e të mos flasim për të tjerat, të cilat janë komentuar e stër-komentuar gjatë pesë viteve të fundit. Fatkeqësisht, kjo impotencë e çiftit opozitar prodhon një kosto të jashtëzakonshem mbi të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Madje është pikërisht ky çift që e ka mbajtur e vazhdon ta mbajë në këmbë Edi Ramën. Basha i dhuroi një mandat të dytë me marrëveshjen e 17 Majit, ndërsa partia e Monës punoi vetëm që të siguronte postin e Presidentit.

Rama, Basha, Meta, Mona. Të gjithë duken të lumtur. Me përjashtim të shqiptarëve të cilët duan me tërë zemër e gjithë shpirt të largohen sa më parë nga ky vend, e t’ua lënë Presidencën, Kryeministrinë, Opozitën, e çdo institucion këtyre hijenave e robëruesve të jetës së tyre.

Shqipëria është një skenë dhe teatër i bukur, por aktorët që e drejtojnë atë janë kaq të ligë e të paaftë. Të humburit në këtë histori janë shqiptarët të cilët po e shohin këtë shfaqje me një çmim shumë e shumë të lartë, me vetë jetën e tyre, dhe me të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Next Post
Trump e fton Putinin për vizitë në Shtëpinë e Bardhë

Për Rusinë, Trump ishte një mjet, jo një objektiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In