• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Arritje të konsoliduara në fushën e teknologjisë, programacionit dhe përmbajtjes’/ Komisioni Evropian vlerëson RTSH

by Java News
17/10/2020 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raport progresin për Shqipërinë për vitin 2020, Komisioni Europian ka vijuar me vlerësime pozitive për RTSh-në. Raporti vlerëson se RTSh ka bërë progres sa i përket programacionit, përmbatjes sëprogrameve dhe teknologjisë. Përfundimi dhe vënia në punë e dy rrjeteve të transmetimit digjital DVB-T2- një rrjet për paketën prej 15 kanalesh të RTSh dhe një rrjet tjetër për operatorët privatë, është nënvizuar si një nga arritjet e radhës të Transmetuesit Publik.

Gjatë 4 viteve të fundit, KE ka vlerësuar RTSh-në në raportin vjetor për Shqipërinë, për digjitalizimin, për futjen e teknologjisë së re, për standartet editoriale, për mbulimin profesional të zgjedhjeve dhe pasurimin e ofertës për shikuesit. “Unë nuk mund të shpreh asgjë tjetër me përjashtim të kënaqësisë që përpjekjet tona të vazhdueshme, të përditshme, të të gjithë kolektivit të gazetarëve, të drejtuesve, të teknikëve dhe gjithë personelit tjetër vlerësohen në një raport serioz për Shqipërinë” tha Drejtori i Përgjithshëm i RTSh Thoma Gëllçi. “Të jemi të ndërgjegjshëm se disa vite përpara gjendja në RTSh ishte bërë një nga pengesat kryesore në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjithmonë nënvizohej se ky radiotelevizion ishte thjeshtë një shërbëtor i bindur që zbatonte urdhërat e politikës dhe atij që ishte nëpushtet” kujton zoti Gëllçi.

Raporti për vitin 2020 konsolidon vlerësimet e raporteve të viteve të fundit, për ndryshimin rrënjësor, si në formë dhe në përmbatje për transmetuesin publik shqiptar. “Është e qartë për të gjithë se ky radiotelevizion i përket publikut, popullit, i cili është dhe financuesi i gjithë veprimtarisë së institucionit. Sepse paratë nga të cilat sigurohet aktiviteti medietik apo teknik i RTSh, është 100 lekshi që paguan çdo familje shqiptare në faturën e dritave çdo muaj. Detyra jonë ka qenë që ky kontribut financiar i familjeve shqiptare të shkojë në drejtimin e duhur” tha Drejtori i Përgjithshëm i RTSh Thoma Gëllçi.

Por ku konsistojnë këto ndryshime që kanë sjellë për herë të parë një vlerësim çdo vit në rritje nga Komisioni Europian? Sfida kryesore e RTSh ka qenë transformimi i gjithanshem i televizionit dhe ndryshimii mendësisë se ky televizion i shërbente pushtetit të radhës. Por sfida të tjera për RTSH janë transformimi teknologjik, ndërtimi i rrjetitdixhital dhe kalimi në transmetimet dixhitale duke ecuar paralelisht me shtimin eprogrameve dhe buqetës së kanale për shikuesit, pa asnjë pagesë shtesë. “Tashmë është fakt që RTSH ka transformime të mëdha teknologjike dhe e vlerësoj shumë faktin që KE ka vënë re më së shumti transformime teknologjike në rrjetin numerik tokësor” tha drejtuesi i Njësisë Teknike në RTSh Henri Muça. “Por përveç kësaj RTSh ofron transmetime në të gjitha format e mundshme, si rrjetin satelitor me 7 kanale, tre prej tyre në HD, ku së fundi është shtuar edhe RTSh Shkollë. Të gjitha kanalet janë në web-in e RTSh si dhe në aplikacionin RTSH Tani, ku shihen të gjitha kanalet e RTSh” tha zoti Muça.

Drejtori i përgjithshëm i RTSh Thoma Gëllçi vëren se “një nga shqetësimet që karaportit të KE është se si do të përkthehen këto arritje, përmirësime teknologjike,përmbajtjes dhe programeve në rritjen e audiencës”. “Unë me kënaqësi them se ne kemitreguesit tanë që audienca është shtuar shumë duke i shkuar dëgjuesve e shikuesve në shumë forma, si në transmetimet digjitale tokësore, ato satelitore, në transmetimet në internet në OTT si dhe në WEB” spjegon Drejtori i Përgjithshëm i RTSh Thoma Gëllçi. Në të njëtën llogjikë gjatë këtyre viteve është punuar me shtimin e kanaleve tematike,pasurimin e programeve, për t’iu përgjigjur publikut të çdo grupmoshe, formatimin ekanaleve gjeneraliste, me fokus të përcaktuar qartë dedikuar publikut të gjerëshqiptar, minoriteteve dhe bashkatdhetarëve. Zoti Gëllçi nënvizon se raporti ka theksuar edhe nevojën që ka RTSh për një pavarësi më të madhe financiare, për një qëndrueshmëri më të madhe financiare dhe rritjen e nivelit të financimit. ” Nëse në RTSh do të ketë shumë më tepër para, ne do të kemi shumë më tepër sporte, filma, programe më të mira” tha zoti Gëllçi.

Transmetuesi publik krahas cilësisë së transmetimeve të tij, argëtimit dhe edukimit, ka mision edhe informimin. “Hapja e një kanali të dedikuar për shkollën që i shërben jo vetëm drejtëpërdrejtë sistemit arsimor në Shqipëri, por gjithë popullit, është një nga rolet që duhet të luajë Transmetimi Publik” tha zoti Gëllçi.

Raporti progresi i Komisionit Europian analizon dhe vlerëson përparimin e vendit përmes 33 kapitujve. Vlerësimet për Transmetuesin Publik janë në kapitullin e lirisë së shprehjes ku analizohen me hollësi gjendja e tregut mediatik, kushtet e punës së gazetarëve dhe gjendja ekonomike e operatorëve mediatik. “Sot shikuesi shqiptar kudo që ndodhet, jo vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, por kudo në botë mund të shikojë programet e RTSH” thotë Drejtori i Përgjithshëm i RTSh Thoma Gëllçi.

Next Post
“Pse e braktisa PS-në për LSI-në”/ Rrëfehet “Brisi i Tatimeve”: Rilindja e ktheu Shqipërinë në pacient terminal

"Pse e braktisa PS-në për LSI-në"/ Rrëfehet “Brisi i Tatimeve”: Rilindja e ktheu Shqipërinë në pacient terminal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In