• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arriti në 20 firma/ Dje i godiste me shkop kokës demokratët, sot Salianji kërkon të marrë drejtimin e grupit të PD

by Java News
12/01/2023 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda Partisë Demokratike kanë nisur procedurat për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i Grupit Parlamentar.

Sipas burimeve brenda PD-së, mësohet se janë mbledhur mbi 20 firma, ndërsa Ervin Salianji është kandidatura potenciale për ta zëvendësuar atë.

Ervin Salianji ka mbledhur mbi 20 firma të nevojshme për ta larguar Alibeajn dhe për të marrë drejtimin e grupit.

Pasi të grumbullohen nënshkrimet e nevojshme, topi kalon në fushën e kryetares se Kuvendit Nikolla, e cila duhet të marrë një vendim për betejën e re të demokratëve në Kuvend, pasi mbi tryezën e saj ajo ka jo vetëm shkresën e Alibeaj mbi konfigurimin e grupit kuvendor demokrat, por duhet te shprehet edhe për kërkesën e Salianjit që gëzon mbështetjen e 20 deputetëve.

Ironia eshte se Ervin Salianji deri nje vit me pare, ishte kundershtar i eger i Berishes, krah Bashes, madje u filmua me shkop ne dore duke goditur demokratet qe donin te merrnin seline e PD.

Sot, Berisha behet gati ta zgjedhe kryetar grupi ne Parlament.

Lëvizjet e Salianjit

Në përpjekje për sigurimin e firmave të mundshme për shkarkimin e Enkelejd Akibeajt, Ervin Salianji ka vijuar sërish takimet me deputetë të grupit parlamentar të demokratëve. Paraditen e të enjtes, Salianji u pa të ngjitej në selinë blu, aty ku mbërritën edhe kolegë të tij deputetë.

Lëvizja e Ervin Salianjit për të shkarkuar Alibeajn dhe marrë drejtimin e grupit parlamentar të demokratëve ka nisur që në muajin dhjetor. Në përpjekjen e tij të parë, Salianji arriti të sigurojë 21 firma deputetësh brenda dy kampeve të demokratëve.

Por pas përjashtimit që Alibeaj i bëri katër deputetëve, Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agon Shehaj, Salianji rinisi bisedimet për të marrë mbështetjen e një deputeti të vetëm që i nevojitet për ta shkarkuar Alibeajn.

E teksa një pjesë e deputetëve të rreshtuar në grupin e Alibeajt e kanë cilësuar maskaradë vendimin e këtij të fundit për të përjashtuar nga grupit 4 deputetët, të tjerë flasin me shqetësim për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht Partia Demokratike.

“Nuk mendoj dhe nuk kam menduar asnjëherë që Partia Demokratike duhet të arrinte në këtë pikë. Ka një kryetar grupi që unë besoj se në të mirë dhe në të keqe e ka ushtruar funksionin e tij. Mënyra se si bashkohet Partia Demokratike është duke mos e copëzuar atë, por duke qenë të gjithë bashkë”, tha Jorida Tabaku.

Për shkak të rrudhjes, grupi parlamentar i PD-së numëron 35 deputetë dhe për të siguruar drejtimin e tij Salianjit i nevojiten 18 vota deputetësh, përfshirë edhe të tijën./m.j

Next Post
Gruaja modele u puth me një burrë tjetër në ‘reality show’: Striptisti i thyen kafkën e tenton ta vrasë, por…!

Gruaja modele u puth me një burrë tjetër në 'reality show': Striptisti i thyen kafkën e tenton ta vrasë, por...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

February 27, 2026
Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

February 27, 2026

Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri

February 27, 2026
Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

February 27, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In