Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën rajonet perëndimore të Detit të Zi në bregdetin verior të Turqisë ditët e fundit vazhdon të përkeqësohet.
Sipas të dhënave të përditësuara këtë mëngjes nga mbrojtja civile e Ankarasë (Afad), vdekjet e konfirmuara kanë rritur në 70, nga të cilat 60 në provincën e Kastamonu, 9 në Sinop dhe 1 në Bartin.
Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit për çdo të mbijetuar vazhdojnë. PO kështu vijojnë aksionet për të pastruar zonat e përmbytura nga mbeturinat e baltës, të cilat kanë zhytur shtëpitë, rrugët dhe makinat, duke shkatërruar gjithashtu urat dhe infrastrukturën tjetër civile.
/b.h