Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi janë regjistruar katër raste të reja me COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë kryer 141 teste, prej të cilave katër rezultuan pozitive.
“Të gjitha rastet e reja janë nga Podgorica. Njëri nga ata është kontakt i një rasti të mëparshëm”, njoftoi instituti.
Mali i Zi numëron 267 raste të konfirmuara me COVID-19, nga të cilët 141 janë regjistruar në Podgoricë.