• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arrihet paqja? Vdekja e Elizabeth II bashkon familjen mbretërore: Ja plani sekret për të pajtuar William dhe Harry

by Java News
12/09/2022 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Princi William dhe vëllai i tij Princ Harry u panë për herë të parë bashkë pas një kohe të gjatë, teksa pëshëndesnin turmat që kishin shkuar për të nderuar kujtimin e Mbretëreshës Elizabeth jashtë pallatin Windsor.

Të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, Cathrine dhe Meghan, dy vëllezërit u bënë bashkë pas një “lufte” në distancë, që kur Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan u larguan nga familja mbretërore dhe bënë më pas deklarata të bujshme që arritën në kufijtë e skandalit.

Mediat britanike raportuan se ishte Charles ai që shtyu në bashkimin e dy vëllezërve, por më vonë u zbulua se në fakt, vetë William i kishte dërguar një mesazh Harry-t për ta shoqëruar teksa shikonin lulet e vendosura jashtë Windsor.

Dhe ndërsa arkivoli i Elizabetës pritet nesër në Londër, prej disa orësh stafi i pallatit, këshilltarët e mbretit Charles dhe bashkëpunëtorët e Uilliam-it dhe Harrit po bëjnë për herë të parë disa negociata të paprecedentë dhe plane sekrete për familjen, në lidhje me funeralin.

Protokolli prishet edhe një herë, sepse pas degës së ullirit (siç shkruan mediat britanike) që William i ofroi pardje vëllait të tij, ai e dëshiron atë në krah, gjatë procesionit pas arkivolit, drejt Westminster Abbey dhe së bashku te ceremonia që do të bëhet më pas. Sigurisht që nga ky “së bashku” nuk do të përjashtohet edhe Meghan.

Por kjo nuk është e lehtë. Duke hequr dorë nga titujt e tij mbretërorë, Harry nuk u trajtua në të njëjtën mënyrë në funeralin e gjyshit të tij Philip. Më pas, siç e kujtojmë të gjithë, ata u ndanë nga kushëriri i tyre Peter Phillip. As në përkujtimin e tij, ata nuk ishin ulur bashkë.

Por Charles si dhe William dëshirojnë të anashkalojnë protokollin dhe të kenë familjen së bashku, të dashur dhe të bashkuar për të shoqëruar mbretëreshën në banesën e saj të fundit. Ajo do të donte edhe këtë shkelje të vogël të formulave dhe rregullave.

Nëse kjo pranohet, sipas Daily Mail, do të favorizohet edhe Princi Andrew. Pavarësisht se nëna e tij u detyrua t’i hiqte privilegjet për shkak të skandalit Epstein, si djali i saj ai do të jetë me vëllezërit e motrat e tij, Princeshën Anne e Princin Eduard. Ai tashmë ka trashëguar kujdestarinë e 4 qenve të mrekullueshëm korgi të Mbretëreshës Elizabeth. /m.j

Next Post
Goditja kibernetike/ Euractiv: Shqipëria-bazë e NATO-s, nuk u sulmua vetëm për MEK!

Goditja kibernetike/ Euractiv: Shqipëria-bazë e NATO-s, nuk u sulmua vetëm për MEK!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In