Liverpooli dhe Schalke raportohet se kanë arritur marrëveshje për Joel Matip.
‘Goal.com’ raporton se 24 vjeçari do të bashkohet në verë me parametra zero, ndërsa do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare.
Jurgen Klopp raportohet se është një nga admiruesit e qendërmbrojtësit, që ka shënuar katër gola në këtë sezon dhe është shumë i rrezikshëm nga ndërprejet.
Besohet se mbrojtësi me prejardhje nga Kameruni do t’i zgjidh problemet e mbrojtjes nga ndërprerjet. Ai më parë ka luajtur edhe si mbrojtës anësorë.