• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrihet konsensusi për Reformën në drejtësi, dialogu nis javën e ardhshme

by Java News
18/03/2016 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas negocioatave të realizuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontradiktat lidhur me ecurinë e procesit të reformës në drejtësi tashmë kanë marrë nje zgjidhje.

Ndërsa Partia Demokratike thoshte që negociatat do ishin politike dhe Partia Socialiste se do të ishin ekspertët, duket se ndërkombëtarët gjetën një kompromis duke ofruar ndërmjetësimin e ekspertëve të huaj për aplikimin e amendamenteve të Komisionit të Venecias në këtë reformë.

Marrëveshja u arrit të premten në drekë pas bisedimeve që kanë zgjatur tre orë. Palët në negociata kanë qenë ambasadori Donald Lu, si dhe drejtuesit e komisionit për reformën, socialisti Fatmir Xhafaj dhe demokrati Eduard Halimi.

Burime zyrtare konfirmuan për Top Channel se palët kanë rënë dakord që dialogu politik, i kërkuar prej opozitës që të zhvillohet në nivelin e komisionit për reformën.

Ky dialog nis të mërkurën në orën 10, në kryesinë e Kuvendit dhe do të zgjasë dy ditë. Gjatë kësaj kohe, palët do të përpiqen të arrijnë kompromis për çështjet që ka lënë të hapura Opinioni Final i Komisionit të Venecias.

Pas kësaj, palët kanë rënë dakord që çështjet e mbetura pezull të marrin zgjidhje nga propozimet e ekspertëve. Ata do të jenë përfaqësues europianë dhe amerikanë, përkatesisht nga zyrat e drejtësisë të misioneve EURALIUS dhe OPDAT.

Ky proces pritet të zgjasë pak ditë dhe çështjet të ridërgohen për shqyrtim nen për nen, si një paketë e tërë në komisionin e reformës në drejtësi. Nëse gjithçka shkon mirë, paketa e ndryshimeve kushtetuese mund të miratohet e plotë brenda muajit mars.

/ Top Channel

Next Post

Ilary Blasi: Jam gati për fëmijën e katërt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In