• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet zyrtari në Lezhë, ishte shpallur në kërkim për dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit

by Java News
11/12/2022 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet një punonjës i Administratës rajonale të Zonave të Mbrojtura Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Në pranga është vendosur shtetasi Pashk Ndoka, 61 vjeç me detyrë përgjegjës sektori i AdZM-së Lezhë. Ai akuzohet se në bashkëpunim me 4 zyrtarë të tjerë, kanë lejuar dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit.

Katër zyrtarët e tjerë janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit të koduar “Tjetërsimi i Lagunës”.

“Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se bashkë me 4 punonjës të tjerë të AdZM, Lezhë, të ndaluar më parë në kuadër të këtij operacioni, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht të zonës së quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Lezhë / Vijon operacioni policor i koduar “Tjetërsimi i Lagunës”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme, në zonat e mbrojtura.

Vihet në pranga një tjetër punonjës (Përgjegjës Sektori) i AdZM, Lezhë, i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka lejuar dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit.

Shkon në 5 numri i funksionarëve publikë, të ndaluar në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”, i iniciuar në qershor të këtij viti, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në dëmtimin e zonës së mbrojtur “Laguna e Kune-Vainit”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat, është kapur dhe ndaluar shtetasi P. N., 61 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të AdZM, Lezhë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se bashkë me 4 punonjës të tjerë të AdZM, Lezhë, të ndaluar më parë në kuadër të këtij operacioni, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht të zonës së quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në dëmtimin apo keqmenaxhimin e zonave të mbrojtura të qarkut.

/s.f

Next Post
Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e dëmeve në qarqet më problematike në vend

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e dëmeve në qarqet më problematike në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In