Vetëm disa ditë pasi u përpoq të vetëvritej, aktorja amerikane Heather Locklear është arrestuar për sulm ndaj një oficeri të policisë.
Sipas Daily Mail, aktorja 56-vjeçare ishte në një gjendje të dehur kur sulmoi zyrtarin policor.
Locklear është në paraburgim dhe i është caktuar kaucioni prej 20.000 dollarësh, transmeton KsP.
Ylli i serisë “Dinastia” dhe “Melrose Places” tashmë kishte probleme me ligjin. Ajo u arrestua në shkurt, pasi rrahu të fejuarin e saj, përgatiti Koha. (b.an)










