Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga forcat policore të Vlorës, me qëllim ekstradimin në Itali.
Maks Merkaj, 52 vjeç nga Vlora, banues në lagjen “10 korriku”, është dënuar për organizatë kriminale, pengmarrje, marrëdhenie seksuale me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni.
Personi i arrestuar përkohësisht në kuadër të operacionit të koduar “Blic” është dënuar nga Gjykata e Assizez në Venecia, më 10 prill 2011, vendim nga i cili i kanë mbetur për t’u shlyer edhe 14 vite heqje lirie.
Tashmë procedurat për ekstradimin e tij në duart e drejtësisë italiane i kanë kaluar Interpol Tiranës.
a.ç